TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjimshiti kapiten në finale të Ligës së Evropës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Gjimshiti kapiten në finale të Ligës së Evropës

Pa shumë bujë, Berat Gjimshiti ka ndërtuar karrierë të madhe në futboll. Mbrojtësi i qendrës tashmë është kapiten i Kombëtares së Shqipërisë dhe do t’i udhëheqë kuqezinjtë në fushë në “Euro 2024”.

Por fillimisht 31-vjeçari do ta udhëheqë Atalantan si kapiten në finalen e Ligës së Evropës.

Të mërkurën prej orës 21:00 në Dublin, Atalanta luan ndaj Bayer Leverkusenit në finale. Kapiteni i parë i Atalantas, Marten de Roon mungon për shkak të lëndimit.  Dhe kështu përgjegjësia për ta udhëhequr skuadrën në fushë, me shiritin e kapitenit në krah, i takon mbrojtësit stabil shqiptar.

Gjimshiti është prej mbrojtësve të vlerësuar në Itali. Në vitin 2016 iu bashkua Atalantas nga Zuerichu zviceran. Kishte periudha huazimi tek Avellino e Benevento, ndërsa ka shumë vjet që është stabilizuar në përbërjen bazë të Atalantas.

“Na duhet që i gjithë ekipi të ndalë Leverkusenin, jo vetëm mbrojtja. Kjo është filozofia jonë: sulmojnë me dhjetë lojtarë, mbrohemi me dhjetë lojtarë. Kjo do të jetë shumë e rëndësishme nesër. Duhet të luajmë si një njësi”, ka thënë Gjimshiti në konferencën zyrtare për shtyp para finales, të martën.

Ai ka thënë se finalja e Ligës së Evropës është shumë e rëndësishme.  Gjimshiti ka dy Kupa të Zvicrës me Zuerichun, ndërsa kërkon trofeun e parë me Atalantan. Trofeu i parë mund të jetë evropian.

“Duke hyrë në stadium e kemi kuptuar edhe më shumë rëndësinë e ndeshjes. Duke parë gazetarët çdo kund, atmosferën, të gjitha. Kemi luajtur çdo tri ditë për një kohë kështu që nuk kemi pasur shumë kohë të kuptojmë çka kemi arritur. Por tani është e qartë. Nuk mendoj se ka favorit. Do të luajmë lojën tonë dhe të shohim çka do të ndodhë”, ka shtuar Gjimshiti.

Ai thotë se Atalanta vazhdon të përmirësohet, ndonëse shumë lojtarë largohen e shumë të tjerë vijnë.  Ka thënë se trajneri ka punuar shumë për të rritur nivelin e secilit lojtarë. Sipas Gjimshitit, edhe përvoja e Atalantas në Evropë ka ndihmuar skuadrën të rritet.

Për shkak të ecurisë së jashtëzakonshme, Leverkuseni ka më shumë vëmendje para finales. Por kjo vetëm mund të shkoi në favor të skuadrës italiane.

“Jemi të vetëdijshëm që po përballemi me një ekip të madh. E dimë që Leverkuseni është i pamposhtur dhe e dimë që ka pasur një edicion të mahnitshëm. Edhe rrugëtimi ynë ishte shumë i mirë. Kemi mposhtur ekipe të mëdha për të arritur në finale dhe kemi besim”, ka thënë trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini.

Atalanta ka disa vjet që është prej skuadrave më të mira italiane. Kjo edhe për meritë të Gjimshitit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gvardiol me kontratë të re, firmos deri më 2031 me Cityn

Gvardiol me kontratë të re, firmos deri më 2031 me Cityn

Mancini rikthehet në postin e selektorit tek Italia

Mancini rikthehet në postin e selektorit tek Italia

Tifozët e Realit kërkojnë transferimin e Rodrit

City konfirmon operimin e Rodrit

Anthony Joshua ftohet në Shqipëri

Anthony Joshua ftohet në Shqipëri

Jashari: Pa marrëveshje, PDK-ja nuk e voton presidentin

Jashari: Pa marrëveshje, PDK-ja nuk e voton presidentin

“Thirrja erdhi shumë vonë, por PDK-ja i përgjigjet” – Jashari konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në takimin e Haxhiut

“Thirrja erdhi shumë vonë, por PDK-ja i përgjigjet” – Jashari konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në takimin e Haxhiut

“Info Nata”- 28.07.2026

“Info Nata”- 28.07.2026

Gola: Nuk besoj se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së do ta ndryshojë skenën politike

Gola: Nuk besoj se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së do ta ndryshojë skenën politike

Gola: Po presim epilogun e Kuvendit të LDK-së për të vazhduar dialogun

Gola: Po presim epilogun e Kuvendit të LDK-së për të vazhduar dialogun

Gola: Çështja e gazit amerikan po përdoret padrejtësisht për ta portretizuar Kurtin si antiamerikan

Gola: Çështja e gazit amerikan po përdoret padrejtësisht për ta portretizuar Kurtin si antiamerikan

Simbioza në marrëdhëniet ndërkombëtare mësimi që Kosova nuk guxon ta injorojë

Simbioza në marrëdhëniet ndërkombëtare mësimi që Kosova nuk guxon ta injorojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën