Skelet e një ndërtese në lagjen “Te Qafa” kanë rënë mbi disa vetura pas erërave të forta në Prishtinë.
Lajmin për tëvë1 e bën të ditur Drejtori i Emergjencave në Komunë të Prishtinës, Lulzim Fushtica, i cili ka thënë se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Dyshimet e rënies së skeleve janë nga erërat e forta. Nuk ka të lënduar, dëmet janë vetëm materiale”, ka thënë ai për Tëvë 1.
Ndryshe, policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes