TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministri kroat thotë se situata jo e mirë e sigurisë në Kosovë u shkaktua nga pala serbe

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ministri kroat thotë se situata jo e mirë e sigurisë në Kosovë u shkaktua nga pala serbe

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq ka deklaruar se situata në Kosovë dhe rajon është jo e kënaqshme dhe jo e mirë.

Anushiq këto komente i bëri në ceremoninë e dërgimit të kontingjentit të 41-të të Forcave të Armatosura Kroate në operacionin paqeruajtës të KFOR-it.

Ministri kroat ka thënë se nëse situata do të ishte e mirë, nuk do të ishte e nevojshme të dërgonim forcat e armatosura në misionin e KFOR-it.

“Shpresojmë që NATO dhe KFOR të arrijnë të stabilizojnë situatën, që të mos ketë përshkallëzim të dhunës”, ka theksuar ai, duke shtuar se kishte disa situata që “ishin në kufi”, shkruan HRT.

Anushiq është shprehur se situatat e kohëve të fundit janë shkaktuar nga pala serbe.

“Të gjitha këto situata u shkaktuan nga pala serbe. Për këtë arsye, është e nevojshme të ruhet paqja dhe rendi në atë zonë. Prania e kontingjentit kroat dhe të gjithë të tjerëve që janë në Kosovë sigurisht që na jep të drejtën të mendojmë se siguria në Kosovë do të ruhet dhe mbrohet”, ka theksuar Anushiq.

Ai ka thënë se lufta është një fjalë e pa hijshme, por se lufta nuk do të ndodhë sepse forcat kroate janë aty pikërisht për të ruajtur paqen.

“Ne jemi një ushtri që është gati për parandalim, nuk po përgatitemi për ndonjë sulm ose luftë, por për parandalim. Ne duhet të jemi të fortë për të penguar këdo që mendon se mund të përsërisë ngjarjet e vitit 1991, dhe kur flasim konkretisht për Kosovën dhe sinqerisht edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën, shpresoj që nuk do të ketë përshkallëzim të konfliktit”, ka deklaruar ai.

Forcat e 41-të të HRVCON KFOR-it përbëhen nga pjesëtarë të Kompanisë së Këmbësorisë së Motorizuar, Njësisë së Aviacionit, Njësisë ISR, Njësisë së Shtabit, elementëve të mbështetjes kombëtare logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor.

Ai përbëhet nga 131 pjesëtarë të Forcave të Armatosura, nga të cilët tetë janë gra, të cilat do të zëvendësojnë kontingjentin e 40-të

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një Ferizaj pa “Urosevac”,mblidhen rreth 14 mijë nënshkrime nga qytetarët

Një Ferizaj pa “Urosevac”,mblidhen rreth 14 mijë nënshkrime nga qytetarët

Me një minutë heshtje për “drejtësinë e dështuar” mbyllet protesta e 12-të më radhë në Prishtinë

Me një minutë heshtje për “drejtësinë e dështuar” mbyllet protesta e 12-të më radhë në Prishtinë

Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person

Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person

Numër i madh i qytetarëve pjesëmarrës edhe në natën e 12-të protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë

Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë

Kurti uron Bedri Hamzën, shprehet i gatshëm për bashkëpunim

Kurti e Hamza nuk deklarohen pas takimit të zhvilluar

Fruthi në Kosovë- tre raste po trajtohen në Klinikën e Infektivës

Fruthi në Kosovë- tre raste po trajtohen në Klinikën e Infektivës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën