TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hapet edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theatre Festival 2024”

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Hapet edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theatre Festival 2024”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 8-të i PITF – Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë “Burbuqe Berisha”, në Teatrin “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB.

Para të pranishmëve, ai tha se Festivali PITF edhe këtë edicion vjen si pjesë e zhvillimit të gjerë të kapaciteteve artistike dhe teatrore në Kosovë.

“Puna juaj artistike, krahas shembujve të rrjetëzimit dhe modeleve të bashkëpunimit, e vulosë Kosovën si shtet kontribuues, e jo vetëm pjesëmarrës. Prania e larmishme në festivalin tuaj tregon që Republika jonë siç ka qenë edhe mbetet, mikpritëse për punët e mira dhe për miqtë tanë që besojnë thellësisht në vlerat sociale e kulturore të artit dhe në kulturën si shprehje të demokracisë e të shoqërisë”, tha kryeministri Kurti.

Duke folur për artin dhe politikën, ai tha se ato njëmendë janë dy gjëra të ndryshme, që duhet të jenë të pavarura, por nuk mund të jenë të ndara, dhe se këtë na e mëson e vërteton jo vetëm historia e periudhës së antikitetit, ku i gjejmë dyja, por e gjithë historia në secilën periudhë të saj.

Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka krijuar mekanizma të fuqishëm katalizues dhe fuqizues në aspektin infrastrukturorë, duke marrë përsipër mbrojtjen, rivitalizimin dhe renovimin e hapësirave teatrore në Kosovë.

Me këtë rast, ai përmendi realizimin me sukses të Ligjit të ri për Kulturë, i cili ka reformuar tërë legjislacionin në kulturë me standardet dhe punën kërkimore më të lartë në bashkëpunim dhe konsultim mbi dy vjeçar, me akterët vendorë e ata ndërkombëtarë. Siç tha ai, efektet e tyre do t’i shohim edhe në aspektin afatgjatë, ku për teatrot zvogëlohet burokracia, rriten mundësitë dhe hapen dyert e bashkëpunimit edhe më shumë.

Në fund të fjalës, kryeministri u zotua se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë pranë nismave artistike që e përfaqësojnë fuqinë shpirtërore të Kosovës, si kontribuuese e denjë dhe krijuese në Ballkan, Evropë e më gjerë.

Në kuadër të ceremonisë së mbrëmshme, kryeministri gjithashtu vizitoi edhe ekspozitën e fotografit Arton Humollit, me titull “AJO” (“HER”), me të cilën ka fituar disa çmime ndërkombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bogujevci: Gërmimet që po zhvillohen në Novobërdë, po sjellin të dhëna që lidhen me periudhën e Mbretërisë Dardane

Bogujevci: Gërmimet që po zhvillohen në Novobërdë, po sjellin të dhëna që lidhen me periudhën e Mbretërisë Dardane

Sisteme sekrete të përdorura nga Izraeli në vrasjet masive të civilëve në Gaza zbulohen në një film të ri

Sisteme sekrete të përdorura nga Izraeli në vrasjet masive të civilëve në Gaza zbulohen në një film të ri

Kurti në hapjen e PriFest: Kinematografia vendore po udhëton me sukses në skenat ndërkombëtare

Kurti në hapjen e PriFest: Kinematografia vendore po udhëton me sukses në skenat ndërkombëtare

​​Sonte në Prishtinë u hap ekspozita “Ditari i një fotografi të luftës”

​​Sonte në Prishtinë u hap ekspozita “Ditari i një fotografi të luftës”

“Nuk kanë pasur asnjë arsye të qëndrojnë gjashtë vite këtu”, thotë djali i Jakup Krasniqit nga Haga

“Nuk kanë pasur asnjë arsye të qëndrojnë gjashtë vite këtu”, thotë djali i Jakup Krasniqit nga Haga

Ukraina gati të ndalojë sulmet në Rusi nëse Moska nuk godet infrastrukturën ukrainase

Ukraina gati të ndalojë sulmet në Rusi nëse Moska nuk godet infrastrukturën ukrainase

LVV në Prishtinë dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës

LVV në Prishtinë dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës

Anije ruse qëllon drejt helikopterit danez, ndërsa NATO rrëzon dron mbi Lituani

Anije ruse qëllon drejt helikopterit danez, ndërsa NATO rrëzon dron mbi Lituani

Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë rritet për 21,20%

Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë rritet për 21,20%

Haxhiu pret ambasadoren e re të Holandës, i uron suksese në misionin e saj të ri diplomatik

Haxhiu pret ambasadoren e re të Holandës, i uron suksese në misionin e saj të ri diplomatik

​KDI kërkon masë të përkohshme nga Kushtetuesja për Kuvendin dhe Qeverinë

​KDI kërkon masë të përkohshme nga Kushtetuesja për Kuvendin dhe Qeverinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën