Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka ripërsëritur qëndrimin e saj se dëshiron shkarkimin e qeverisë ose dorëheqjen e saj për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.
Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të hënën , ka thënë se shpërndarja e Kuvendit do të ishte amnisti për Qeverinë për dështimet e saj.
“Shpërbërja e Kuvendit në këtë fazë, nënkupton një dalje për Qeverinë Kurti, njëfarë forme marrjen e fajin nga Kuvendi për dështimin e Qeverisë. Shpërbërja vjen vetëm atëherë kur e shkarkojmë një qeveri të dëmshme, vetëm atëherë kur dorëhiqet, por jo në asnjë situatë, Kuvendi të marrë përgjegjësinë që nuk i takon”, ka thënë Tahiri, raporton teve1.info
Nga PDK-ja i kanë bërë thirrje opozitës të bashkohen për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.