TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nënsekretarja amerikane viziton Kosovën, detaje se çfarë diskutoi me Osmanin dhe Kurtin

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi, për t’i bashkuar forcat kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja. Kjo marrëveshje u nënshkrua mes presidentes Vjosa Osmani dhe nënsekretares Amerikane për Diplomacinë Publike, Eizabeth Allen. Kjo e fundit, ndër të tjera tha se Kosova i takon BE-së dhe NATO-s, teksa kërkoi që të gjitha marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë të gjejnë zbatim.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Nënsekretarja amerikane viziton Kosovën, detaje se çfarë diskutoi me Osmanin dhe Kurtin

Këtë të diele në presidencë, e para e shtetit Vjosa Osmani, priti në takim nënsekretaren Amerikane për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen.

Takimi me dyer të mbyllura mes Osmanit dhe diplomates Allen zgjati rreth gjysmë ore.

Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Allen nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për t’i bashkuar forcat kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Presidentja e vendit në konference për medie tha se fushatat dezinformuese paraqesin një kërcënim të madh për stabilitetin e sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Të ballafaquar me sfida të paprecedenta globale, fushatat dezinformuese paraqesin një kërcënim të madh për stabilitetin e sigurinë kombëtare të Kosovës, por edhe të Ballkanit Perëndimor në tërësi. Këto fushata synojnë të mbjellin frikë, të manipulojnë opinionin publik dhe të minojnë besimin në institucione demokratike. Por, mbi të gjitha duan të cenojnë demokracinë e vlerat demokratike që qëndrojnë në themelet e shteteve tona”, tha Osmani.

Në anën tjetër diplomatja amerikane, Elizabeth Allen, tregoi që përveç diskutimeve që zhvilloi me presidenten Osmani për çështje të sigurisë, ajo e nënvizoi edhe rëndësinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në mënyrë që Kosova të bëjë progres në rrugën euroatlantike.

“Me presidenten këtë mëngjes patën një diskutim produktiv lidhur me dezinformimin, politikbërjen, mbështetjen për shoqërinë civile dhe angazhimin multilateral. Folëm po ashtu për çështjen kritike, të rrugës evropiane dhe euroatlantike të Kosovës. Ritheksova që mund ta mbështesim më së miri rrugëtimin e Kosovës drejt institucioneve evropiane dhe euroatlantike kur kemi bashkëpunim e koordinim të ngushtë. E di që kjo është çështje shumë me rëndësi edhe për ju. E diskutuam hapin esencial drejt rrugës euroatlantike të Kosovës – lëvizja përpara e Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, tha Allen.

Pas Osmanit, Elizabeth Allen zhvilloi takim edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Pas takimit me shefin e ekzekutivit kosovar, Allen me një postim në rrjetin social X tha se pati një diskutim gjithëpërfshirës me kryeministrin Kurti, dhe se Kosova i takon BE-së dhe NATO-s.

Krejt në fund nënsekretarja amerikane, kërkoi që të gjitha marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë të gjejnë zbatim.

Tags: albin kurtiElizabeth AllenVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e shtunë, temperaturat deri në 18 gradë

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Gani Geci e propozon Anton Qunin për president të Kosovës

Zidane debuton me fitore në krye të Francës, triumfon në udhëtim ndaj Turqisë

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën