TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Numër i vogël i nxënësve nga komunitetet për regjistrim në klasën e parë në Pejë

Gjatë kësaj jave ka filluar procesi për regjistrimin e nxënësve të klasave të para. Në qytetin e Pejës viteve të kaluara ka pasur një braktisje të shkollimit nga komunitetet pakicë. Por nga shoqëria civile presin që këtë vit, numri i nxënësve të rritet.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Numër i vogël i nxënësve nga komunitetet për regjistrim në klasën e parë në Pejë

Në shtator, fëmijët pritet që të vijojnë mësimin në klasën e parë.

Por, njëjtë nuk po ndodhë me fëmijët nga komunitetet pakicë në shkollën “Xhemajl Kada” në qytetin e Pejës.

Drejtori i kësaj shkolle tregon se kjo praktikë tashmë po bëhet për çdo vit nga pjesëtarët e këtij komuniteti.

“Po zakonisht kur shpallet konkursi në afatin e rregullt bëhet një regjistrim i fëmijëve të komuniteteve një numër simbolik por me të madhe ata startojnë me vonesë duke filluar nga 1 shtatori e tutje pak a shumë hezitojnë me vonesa ku ta di unë”, tha drejtori i shkollës “Xhemajl Kada”, Sylë Peli.

Ai thotë se janë vazhdimisht në komunikim me prindërit e këtyre fëmijëve dhe shpreson që këtë vit të ketë një vetëdijesim më të madh nga ta për këtë.

“Po shpresojmë sepse ne zakonisht ekipi për braktisje dhe të fëmijëve është gjithmonë në terren në aksion kemi kontakt me prindërit e këtyre fëmijëve po shpresojmë që të jetë një numër më i madh të vetëdijesohen në këtë aspekt dhe t’i sjellin fëmijët në kohë”, tha Peli.

Shqetësuese kjo mbetet edhe për organizatën joqeveritare “Syri i Vizionit” në Pejë.

Vlora Latifi thotë se janë duke realizuar vizita në vende të ndryshme ku ka prezencë më të madhe të këtyre komuniteteve dhe se shpresojnë që të ndikojnë pozitivisht në regjistrimin e tyre.

Kemi filluar zyrtarisht dje ku ka filluar edhe procfesi i regjistrimit kemi filluar fushatën derë më derë me idenë që me i vetëdijësu prindërit e fëmijëve që është obligative me i regjistru fëmijët në shkolla. Po besoj që ka me pasë një ndikim pozitiv, po besoj që ka me qenë numri më i madh i fëmijëve që do të regjistrohen në sistemin arsimor sidomos të komuniteteve rom egjiptian dhe ashkali për shkak se janë potencialisht gjithmonë që kanë potencial më shumë për mos me u regjistru ose me e braktisë procesin mësimor”, tha Latifi.

Përpos nxënësve nga komunitetet pakicë, nga Drejtoria e kësaj shkolle thanë për televizionin se është në rënie nga viti në vit numri i përgjithshëm i nxënësve për shkak të rënies së natalitetit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lista Serbe ankimon zgjedhjen e Nenad Rashiq në Kushtetuese

Lista Serbe kundërshton vendimin e KQZ-së për mosshpalljen e rezultateve përfundimtare, paralajmëron ankesë

Nis votimi i fshehtë për fatin e Abdixhikut

Nis votimi i fshehtë për fatin e Abdixhikut

Të shtëna armësh gjatë përleshjes në “Kodrën e Trimave”, tre të lënduar

Kuvendi i LDK-së me dyer të mbyllura vazhdon debatin para votimit për dorëheqjen e Abdixhikut

Disa fëmijë mes të paktën 31 palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

Kurti: Sakrifica e Zahir Pajazitit i dha hov luftës çlirimtare

Kurti: Sakrifica e Zahir Pajazitit i dha hov luftës çlirimtare

Studimi 30-vjeçar zbulon çelësin e jetëgjatësisë

Studimi 30-vjeçar zbulon çelësin e jetëgjatësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën