Ballkani e ka mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës në futboll, pas përballjes me Llapin të shtunën në Podujevë.
Kampioni i Kosovës realizoj fitore prej 1:0 në stadiumin “Zahir Pajaziti”, për ta fituar titullin e kampionit për herë të tretë rresht.
Ballkanit i mjaftonte edhe një pikë nga ky duel, për ta mbrojtur titullin, derisa Llapit i duhej vetëm fitorja për ta vendosur garën e Superligës javën e ardhshme.
Ndeshja në Podujevë ishte e barabartë, por me Ballkanin që diti ta udhëheq lojën dhe të shënoj golin 16 minuta para fundit me Bernard Karicën.
Ballkani si kampion do të luajë në kualifikime të Ligës së Kampionëve, derisa është edhe në finale të Kupës së Kosovës.
Llapi si nënkampion pritet të marrë pjesë ne kualifikime të Ligës së Konferencës në Evropë.
Në përballjet tjera të xhiros së 35-të u arritën këto rezultate:
Gjilani – Drita 2:1
Prishtina – Fushë Kosova 5:0
Malisheva – Liria 7:4
Feronikeli – Dukagjini 3:2