TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kadiu: Serbia po kalon pa u ndëshkuar, Kosova po penalizohet në vazhdimësi nga aleatët e saj

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kadiu: Serbia po kalon pa u ndëshkuar, Kosova po penalizohet në vazhdimësi nga aleatët e saj

Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia po vazhdon politikën e saj destruktive pa u ndëshkuar, ndërsa Kosova po penalizohet në proceset e saj integruese.

Ai tha se Kosova po është ajo që duhet të ndëshkohet e  që po duhet gjithnjë të tregojë se sa konstruktive është e të bëjë hapin e parë.

Tutje, ai tha se kur do t’i kërkohet ndonjëherë Serbisë ta bëjë ajo hapin e parë konstruktiv, kjo mbetet mister

Statusi i plotë i tij:

Edhe pse e mohon të kaluarën, presidenti i Serbisë po ia mbivendos asaj pikërisht kthimin në të kaluarën. Në leksikun e rrezikshëm të tij të artikuluar krah për krah me udhëheqësin shpirtëror të kishës ortodokse dhe aleatin e të tij më të rëndësishëm në Ballkan, Dodik, natyrisht që thelbësor do ishte dhe qëndrimi i stërthënë i tij: “Serbia asnjëherë nuk do ta njohë Kosovën e pavarur”.

Natyrshëm, lind pyetja se: çfarë po bën Kosova në këtë mes, sa të njihet me penalizime e bllokime të vazhdueshme nga vetë aleatët e saj, ndërkohë që Serbia mëton e lirë në orbitën e politikave të saj destruktive pa u ndëshkuar ndonjëherë?

Në këtë përballje, në vazhdimësi shohim se të ruash kushtetutshmërinë, integritetin territorial e sovranitetin, e të marrësh vendime sovrane, na qenka gabim për Kosovën, por jo për Serbinë.

Po nëse këto “vendime të gabuara” të Kosovës janë në shërbim të forcimit të njohjes ndërkombëtare e të shtetësisë dhe të ruajtjes së shtetit të saj nga një agresor në kufirin verior, “vendimet e mira” të Serbisë janë: përqafimi i kufirit me Kosovën me forca ushtarake, bllokimi i proceseve integruese euro-atlantike të Kosovës, shkeljet e marrëveshjeve të Brukselit, nxitjet e tensioneve në veri, rrëmbimi i zyrtarëve policorë, agresioni paramilitar në Banjskë, destabilizimi e ndërhyrjet në Bosnjë si dhe Mal të Zi, mosndëshkimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, marrëveshjet e bashkëpunimit me Rusinë dhe Kinën, blerja e tejskajshme e armatimit, emërimi i të sanksionuarve nga Departamenti i Shtetit amerikan në poste të larta ekzekutive, shtypja e zërave të lirë së brendshmi, vjedhja e zgjedhjeve, të gjitha këto, qenkan për t’u anashkaluar e kaluar pa ndëshkuar.

Por është në fund Kosova ajo që duhet të ndëshkohet, është ajo që duhet gjithnjë të tregojë se sa konstruktive është e të bëjë hapin e parë.

Harrohet se vija ndarëse mes së keqes dhe të mirës, të qenurit në anën e drejtë apo atë të gabuar, venitet atëherë kur çdo indikacion të lë të kuptosh që ka në fakt vetëm një orientim të të gjitha këtyre vendimeve e sjelljeve. Në rastin e Serbisë, siç e dëshmuam më lart, nuk ka valëvitje të saj mes të keqes dhe të mirës, apo të drejtës e të gabuarës. Në konstelacionin e ri gjeopolitik që po ndërtohet, është po e njëjta e vjetra Serbi.

Se kur do t’i kërkohet ndonjëherë Serbisë ta bëjë ajo hapin e parë konstruktiv, kjo mbetet mister. Ndoshta jo edhe aq, sepse vetëm ata që nuk duan të shohin e dëgjojnë, mund të presin diçka nga dikush që ripërsërit të njëjtin refren: “Serbia asnjëherë nuk do ta njohë Kosovën e pavarur”.

Epo normalizimi i marrëdhënieve, nuk mund të jetë kurrsesi normalizim i kthimit të Serbisë në Kosovë. Marrëdhënie ka mes shtetesh. Nuk mund të ketë marrëdhënie mes shtypësit e të shtypurit. As nuk mund të bëhet kompromis që çon drejt nënshtrimit e kthimit prapa në kohë.

Historia ka gjithmonë potencial përsëritës andaj dhe duhet bërë çmos që gabimet e së shkuarës, të mos riaktualizohen në të tashmen. Duhet të ketë mirënjohje, dhe jo penalizim e ndëshkim, prej të qenurit demokratik e progresist.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë persona të arrestuar pas një përleshjeje në një kafiteri në Vushtrri

Gjashtë persona të arrestuar pas një përleshjeje në një kafiteri në Vushtrri

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Gjakovë, lëndohet një person

Nimani: S’ka përpjekje për presidentin – ka marrëveshje për zgjedhje, jo zgjidhje

Nimani: S’ka përpjekje për presidentin – ka marrëveshje për zgjedhje, jo zgjidhje

Gashi i bën thirrje Kandiqit për debat publik: Le ta sqarojë pse viktimat figurojnë si pjesëtarë të formacioneve të armatosura

Gashi i bën thirrje Kandiqit për debat publik: Le ta sqarojë pse viktimat figurojnë si pjesëtarë të formacioneve të armatosura

​Irani hap Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare, shënon rënie çmimi i naftës

22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje fizike – Krejt çka ndodhi në protestën e opozitës në Shqipëri

22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje fizike – Krejt çka ndodhi në protestën e opozitës në Shqipëri

Gashi i bën thirrje Kandiqit për debat publik: Le ta sqarojë pse viktimat figurojnë si pjesëtarë të formacioneve të armatosura

Gashi i bën thirrje Kandiqit për debat publik: Le ta sqarojë pse viktimat figurojnë si pjesëtarë të formacioneve të armatosura

Emisioni “Info Nata” 17.04.2026

Emisioni “Info Nata” 17.04.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën