TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deputeti gjerman: Kosova po trajtohet padrejtësisht për anëtarësim në KiE

Deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-s, Knut Abraham, thotë se duhet të ketë një mbledhje të jashtëzakonshme gjatë muajit qershor nëse Kosova nuk përfshihet nesër në agjendën e Këshillit të Ministrave. Ai thotë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për tu bërë anëtare në Këshillin e Evropës dhe se kërkesa e fundit për asociacionin sipas tij është e padrejtë.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Knut Abraham: Mungesa e perspektivës realiste nga BE-ja i jep Rusisë hapësirë për destabilizim të Ballkanit

Gjatës së enjtes në Bundestagun gjerman u diskutua mes tjerash edhe për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, para deputetëve e bëri të qartë se Gjermania e mbështet fuqishëm Kosovën në këtë proces.

“Jam mirënjohëse për punën intensive të deputetëve gjerman. U bëj thirrje të gjithë të përfshirëve dhe Kosovës të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të arritur shumicën e nevojshme për anëtarësim sa më shpejt të jetë e mundur”, tha diplomatja gjermane.

Edhe më i zjarrtë për këtë çështje ishte deputeti gjerman nga radhët e CDU-s, Knut Abraham. Ai i bëri thirrje qeverisë gjermane që të marrë një vendim përfundimtar në favor të Kosovës.

Sipas Abraham edhe nëse Kosova nuk futet nesër në agjendë, Komiteti i Ministrave duhet të mblidhet sërish gjatë muajit qershor për ta shtyrë përpara këtë proces.

“Është progres që Qeveria e Kosovës do të dorëzojë një statut për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maj. Iniciativa e Kosovës duhet të vlerësohet sepse për ta bërë këtë gjë duhet të kesh vullnet dhe vizion politik. Tani situata mbetet e paqartë për ditën e nesërme, megjithatë edhe nëse Kosova nuk përfshihet në agjendë, atëherë në një të ardhme shumë të afërt duhet të mblidhet Komiteti i Ministrave sërish për ta shtyre përpara këtë proces. Më së largu në muajin qershor duhet të ketë një takim për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë ai.

Tutje politikani gjerman konsideron se Kosova po trajtohet padrejtësisht për shkak se siç thotë ai Asociacioni nuk ishte asnjëherë kriter për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

“Për mendimin tim është e padrejtë që Kosovës në këtë fazë iu kërkua Asociacioni si kusht shtesë për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Asambleja Parlamentare e ka bërë shumë të qartë se Kosova i plotësuar të gjitha kushtet për tu anëtarësuar në këtë organizatë. Me të vërtetë është për të ardhur keq se si është duke u trajtuar Kosova. Tani kemi një moment historik para vetes për ta mbështetur Kosovën dhe ne duhet ta bëjmë këtë gjë”, tha ai për Tëvë 1.

Gjatë ditës, Ambasada Gjermane në Prishtinë i tha televizionit se Kosova ishte dashur ta dërgojë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese para takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Tags: abrahamkieKosova
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiqin, pavarësisht urdhrit të gjykatës

“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiqin, pavarësisht urdhrit të gjykatës

BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perëndimor

BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perëndimor

Diskutohet bashkëpunimi në sistemin e drejtësisë

Diskutohet bashkëpunimi në sistemin e drejtësisë

​Votimi me kusht në 52 vendvotime, pesë më pak se në zgjedhjet e kaluara

KQZ miraton qendrat e votimit për zgjedhjet e 7 qershorit, vetëm 38 qendra për votimin me kusht

Katy Perry do të performojë në “Sunny Hill Festival”

Katy Perry do të performojë në “Sunny Hill Festival”

“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiqin, pavarësisht urdhrit të gjykatës

“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiqin, pavarësisht urdhrit të gjykatës

Arbër Zeneli do të luaj në Superligën e Kosovës?

Arbër Zeneli do të luaj në Superligën e Kosovës?

Pas humbjes nga Izraeli, Shqipëria fokusohet te Luksemburgu

Pas humbjes nga Izraeli, Shqipëria fokusohet te Luksemburgu

Kombëtarja shqiptare e zhvillon stërvitjen e radhës para sfidës me Luksemburgun

Kombëtarja shqiptare e zhvillon stërvitjen e radhës para sfidës me Luksemburgun

“Është krijuar me AI”, Mourinho e mohon videon me fanellën e Realit

“Është krijuar me AI”, Mourinho e mohon videon me fanellën e Realit

BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perëndimor

BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perëndimor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën