TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ahmeti: Kosova duhet të anëtarësohet në KiE sepse e meriton, jo duke bërë pazare

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ahmeti: Kosova duhet të anëtarësohet në KiE sepse e meriton, jo duke bërë pazare

Zëvendësministri i Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës sipas meritës, e që sipas tij, të gjitha kushtet janë plotësuar e jo përmes pazareve.

Ai këtë e ka thënë duke komentuar kushtin e vendosur nga disa vende e ku me të zëshmet ishin Franca e Gjermania, që Kosova duhet të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit për tu anëtarësuar në këtë organizatë.

“Për mua është e rëndësishme që Kosova të anëtarësohet në bazë të meritës së saj, jo si rezultat i pazareve apo ngatërrimit të proceseve që nuk kanë të bëjnë më njëra tjetrën. Jam i bindur që është në interes të Kosovës të anëtarësohemi si rezultat i meritës e jo një lloj pazari që të japim diçka që të anëtarësohemi në një organizatë”, ka thënë Ahmeti në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ai ka thënë se kushti ka qenë i padrejtë dhe këtë e ka bërë të ditur edhe raportuesja për Kosovën në Asamblenë Parlamentare, Dora Bakoyannis.

Ahmeti ka thënë se Kosova do të ishte e gatshme të plotësonte kushte tjera, nëse ato dalin në Këshilli i Evropës.

“Ne po duam të jemi anëtarë sepse e meritojmë. Nëse ka kritere të tjera që Asambleja Parlamnetare me pesë raportues nuk kanë gjetur të tjera atëherë jemi të gatshëm t’i adresojmë por duhet të jenë përbrenda Këshillit të Evropës, jo për çështje të tjera”, ka thënë ai.
Kosova ka mbetur jashtë agjendës së Këshillit të Ministrave të KiE-së që do të mbahet më 17 maj.

Tags: kieKosovaKreshnik Ahmeti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërpriten punimet në dy objekte ndërtimi në Rahovec dhe Gjakovë

Ndërpriten punimet në dy objekte ndërtimi në Rahovec dhe Gjakovë

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK-ja thërret konferencë për media në orën 14:30

​Lëshohen patentë-shoferët e parë profesionalë në Kosovë

​Lëshohen patentë-shoferët e parë profesionalë në Kosovë

Haradinaj skeptik për Qeverinë Kurti III, paralajmëron përpjekje të fshehta për sigurimin e votave

Haradinaj pas shtyrjes së seancës për Ligjin për Specialen: S’po dinë as çfarë kanë bërë e as çfarë po bëjnë

Skënder Rexhepi – Zejd reagon ashpër pasi Maqedonia e Veriut votoi kundër rezolutës për refugjatët palestinezë

Skënder Rexhepi – Zejd reagon ashpër pasi Maqedonia e Veriut votoi kundër rezolutës për refugjatët palestinezë

Bosnja ia ndalon hyrjen Radoiçiqit, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare

Bosnja ia ndalon hyrjen Radoiçiqit, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare

Hamasi: Raporti i Bordit të Paqes është “mashtrues” dhe i jep Izraelit mbulim politik për sulmet në Gaza

Hamasi: Raporti i Bordit të Paqes është “mashtrues” dhe i jep Izraelit mbulim politik për sulmet në Gaza

Aleksandar Çupiq zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

Aleksandar Çupiq zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

Ndërpriten punimet në dy objekte ndërtimi në Rahovec dhe Gjakovë

Ndërpriten punimet në dy objekte ndërtimi në Rahovec dhe Gjakovë

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK-ja thërret konferencë për media në orën 14:30

Tchouameni mbetet deri më 2032 te Real Madridi

Tchouameni mbetet deri më 2032 te Real Madridi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën