Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica do të jetë i gatshëm për finalen e Kupës së Turqisë, ndeshje në të cilën Beshiktashi përballet me Trabzonsporin.
Mediumet turke kanë raportuar të martën se Rashica do të rikuperohet para finales që luhet më datën 23 maj.
Madje, thuhet se Rashica do të jetë titullar te Beshiktashi në ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni.
Rashica u lëndua javën e shkuar, ndërsa i mungoi Beshiktashit në ndeshjen e fundit kundër Alanyasporit që u mbyll 1:1 në kuadër të Superligës turke.
Beshiktashi po synon ta fitoj Kupën e Turqisë për ta mbyllur edicionin me trofe, ndërsa krahas Rashicës pjesë e këtij klubi është edhe Ernest Muçi.
Rashica vitin e shkuar u transferua te Beshiktashi, ndërsa këtë edicion ka 5 gola e 7 asistime në të gjitha garat.