TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Tahiri: Në takimin Kurti-Krasniqi s’pati diskutim për agjenden legjislative

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Tahiri: Pranuam pasqyrat individuale të Trustit Pensional, mbi 80% e investimit për vitin 2022 ka humbur

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka deklaruar se shpërbërja e parlamentit për këtë parti mund të ndodhë vetëm atëherë kur kryeministri i vendit, Albin Kurti shkarkohet ose dorë hiqet.

Deputeti Besnik Tahiri po ashtu ka komentuar edhe takimin e mbrëmshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, duke thënë se në atë takim nuk është diskutuar për agjendën legjislative.

“Takimi i mbrëmshëm i ka shpërfaq dy të vërteta të mëdha. E vërteta e parë është që në këtë takim nuk ka pasur diskutim për temën, pra për agjendën legjislative… Siç shihet nuk është problem votimi i 300 milion eurove të marrëveshjeve ndërkombëtare, por problemi është se si Kurti ta gjejë një dalje, të cilën mund të ja mundësoj opozita në mënyrë që atij t’i mundësohet një amnisti e keqqeverisjes, e dështimit në politikën e brendshme si dhe të jashtme si dhe mbi të gjitha të anëtarësimit të Kosovës në KiE. Ne sot jemi në ditën kur ne Strasburg ambasadorët diskutojnë a me hy a po jo Kosova në agjendën e Komiteteve të Ministrave. Kryeministri i vendit një ditë para se të vendoset për anëtarësimin e Kosovës, ai merret me zgjedhje. Me të vetmen arsye të mbulojë një marre, të mbulojë një dështim total që ja ka dhënë Kosovës. Sa i përket çështjes që u bë pastaj teme mediale të shpërbërjes së Parlamentit, në shpërbërjen e Parlamentit nuk e kemi diskutuar as një moment në Kuvendin e Kosovës. Ne si Aleancë e kemi propozuar një mocion të votëbesimit në Kuvend. Shpërbërja e Parlamentit për AAK-në mund të ndodhë vetëm atëherë kur kryeministri shkarkohet ose dorë hiqet”, ka deklaruar Tahiri.

I pyetur nëse kjo parti do të takohet me Kurtin, ai ka thënë se nuk kanë arsyeje te mos takohen, mirëpo siç tha ai duhet të dihet tema e diskutimit.

“Aleanca nuk ka as një arsye pse mos me u takua me Kurtin, por duhet me ditë për çka me u takua. Ne duhet me ditë temën, në qoftë se ka të bëjë një temë të interesit nacional ne këtë e kemi konfirmuar edhe me letër… Për marrëveshje ndërkombëtare dhe për ligje nuk kemi se çka takohemi, Aleanca ja ka dhënë votën. Për gjatë gjithë këtij mandati veç tre muaj ditë nuk kemi votuar, gjithmonë i kemi votuar marrëveshjet ndërkombëtare. Ndërsa për t’u takuar sa për të mbuluar një çasje të tij arrogante, arbitrare e shumë nënçmuese që e ka pasur për opozitën nuk kemi çka”, ka shtuar Tahiri.

Ndërsa ka thënë se AAK është e gatshme të shkojë në zgjedhje. Sipas tij, organizmi strukturor i Aleancës kur nuk ka qenë më i fuqishëm, as në Kosovës e as në diasporë.

“PDK është deklaruar, PDK ka pasur pozicion të shpërbërjes edhe me herët, të LDK nuk e di. Mirëpo ajo që dua të them në qoftë se ka një parti që i konvenojnë zgjedhjet, parti që është në këtë Kuvend të Kosovës është aleanca. Po e them pa modesti për shkak se organizmi strukturor i Aleancës kur nuk ka qenë më i fuqishëm, as në Kosovës e as në diasporë. Edhe unë mendoj qe rezultati jonë do të jetë befasia e zgjedhjeve. Mirëpo shkuarja në zgjedhje përmes një marrëveshje kërkon më shumë korrektësi”, ka përfunduar Tahiri.

AAK ka refuzuar ftesën për të marr pjesë në takimin e mbrëmshëm me kryeministrin Albin Kurti, në të cilën kryeministri Kurti kishte bërë ftesë për të diskutuar për agjendën legjislative.

Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, Kurti është shprehur i gatshëm për zgjedhje të parakohshme, por ka theksuar nevojën e një konsensusi më të gjerë edhe me partitë opozitare për shpërndarjen e Kuvendit. /KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkodra vlerëson se kriza në LDK do të thellohet pas Kuvendit të jashtëzakonshëm

Shkodra vlerëson se kriza në LDK do të thellohet pas Kuvendit të jashtëzakonshëm

Haxhiu: Përmbushja e përgjegjësive të Kosovës për anëtarësim në BE të vlerësohet sipas standardeve të vendeve të tjera

Haxhiu: Përmbushja e përgjegjësive të Kosovës për anëtarësim në BE të vlerësohet sipas standardeve të vendeve të tjera

Maloku: Kurti e ka parë se duhet kompromis, por për 6 vjet nuk kontribuoi që t’i gjenden partnerë në ditët e vështira

Maloku: Kurti e ka parë se duhet kompromis, por për 6 vjet nuk kontribuoi që t’i gjenden partnerë në ditët e vështira

Kraki: Lajmi për marrëveshje me LDK-në nuk është i vërtetë

Mërgimtarja thotë se ju vodhën 94 mijë franga, nuk ka të arrestuar

Shkodra vlerëson se kriza në LDK do të thellohet pas Kuvendit të jashtëzakonshëm

Shkodra vlerëson se kriza në LDK do të thellohet pas Kuvendit të jashtëzakonshëm

SHBA nis raundin e gjashtë të sulmeve ajrore kundër Iranit

SHBA nis raundin e gjashtë të sulmeve ajrore kundër Iranit

Haxhiu: Përmbushja e përgjegjësive të Kosovës për anëtarësim në BE të vlerësohet sipas standardeve të vendeve të tjera

Haxhiu: Përmbushja e përgjegjësive të Kosovës për anëtarësim në BE të vlerësohet sipas standardeve të vendeve të tjera

Maloku: Kurti e ka parë se duhet kompromis, por për 6 vjet nuk kontribuoi që t’i gjenden partnerë në ditët e vështira

Maloku: Kurti e ka parë se duhet kompromis, por për 6 vjet nuk kontribuoi që t’i gjenden partnerë në ditët e vështira

Kraki: Lajmi për marrëveshje me LDK-në nuk është i vërtetë

Mërgimtarja thotë se ju vodhën 94 mijë franga, nuk ka të arrestuar

Kraki: Lajmi për marrëveshje me LDK-në nuk është i vërtetë

Ish-ushtari i UÇK-së që iu vranë 9 anëtarë të familjes: Nuk na frikësojnë deklaratat e ministres serbe

Kraki: Lajmi për marrëveshje me LDK-në nuk është i vërtetë

Dy javë pa gjurmë -familja e Xhafer Raçit kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën