TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rusia vazhdon sulmet në Harkiv

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Rusia vazhdon sulmet në Harkiv

Katër persona janë plagosur në sulmet e reja ruse në qytetin e Harkivit në verilindje të Ukrainës, thanë zyrtarët ukrainas më 14 maj.

Një burrë dhe tri gra u plagosën nga granatimet e forcave ruse në orët e para të së martës, tha Oleh Sinehubov, guvernator i rajonit të Harkivit, ku gjendet edhe qyteti me po të njëjtin emër.

Sinhubov shkroi në Telegram se Rusia sulmoi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës me bombat e reja UMPB D-30, që janë bomba me precizitet të lartë dhe veprojnë sikurse raketat lundruese.

Përdorimi i këtyre lloj bombash nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur, ndërkaq Moska ende nuk ka komentuar për këto pretendime të Ukrainës.

Si Ukraina, ashtu edhe Rusia, thonë se nuk sulmojnë civilët në lutën që Moska nisi kundër Kievit në shkurt të vitit 2022.

Lufta ka vrarë mijëra persona, ka detyruar miliona të tjerë të zhvendosen dhe i ka shndërruar qytetet ukrainase në gërmadha.

Në ditët e fundit, Rusia po shtyn përpara një sulm tokësor të saj në rajonin e Harkivit, që gjendet pranë kufirit me Rusinë. Moska po sulmon zona të reja me grupe të vogla ushtarësh, duke zgjeruar frontin, kanë thënë zyrtarët ukrainas.

Sulmet e reja ruse në Harkiv po ndodhin në ditën kur sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po qëndron në Ukrainë në një vizitë të paparalajmëruar, gjatë së cilës do të takohet me krerët shtetërorë ukrainas.

Qëllimi i vizitës, sipas zyrtarëve amerikanë, është që të riafirmohet mbështetja e Uashingtonit për Kievin, forcat e të cilit po përballen me pushtimin rus për më shumë se dy vjet. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Mehmeti: Rama zgjedh të plaket me turpin, në vend që të japë dorëheqjen

Mehmeti: Rama zgjedh të plaket me turpin, në vend që të japë dorëheqjen

Mehmeti: Shqiptari mund ta rrahë shqiptarin, por jo maqedonasin

Mehmeti: Shqiptari mund ta rrahë shqiptarin, por jo maqedonasin

Protestuesi mbetet pa ndjenja nga goditjet e një grupi policësh

Protestuesi mbetet pa ndjenja nga goditjet e një grupi policësh

Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen mbi 50 kg lëndë narkotike

Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen mbi 50 kg lëndë narkotike

Kulla: Mund të ketë reduktime të ushtarëve amerikanë në KFOR, Bondsteel s’do të largohet

Bondsteel si bazë e përhershme amerikane? Ekspertët: Forcon sigurinë e Kosovës dhe shërben si mesazh ndaj Serbisë

Mot me diell

Mot me diell dhe vranësira

Çfarë duhet të hamë për një shëndet më të mirë mendor?

Çfarë duhet të hamë për një shëndet më të mirë mendor?

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën