TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ky është serbi që dyshohet se tentoi t’ua ndalte furnizimin me oksigjen policëve në veturë, i caktohet një muaj paraburgim

Ndaj Sllobodan Miletiq, të dyshuarit për kryerjen e katër veprave penale në 29 majin e vitit të kaluar në Zveçan u caktua një muaj paraburgim. Ai dyshohet se tentojë t’u japë fund jetës së zyrtarëve policorë, sulm të zyrtarëve të KFOR-it, huliganizëm.

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Ky është serbi që dyshohet se tentoi t’ua ndalte furnizimin me oksigjen policëve në veturë, i caktohet një muaj paraburgim

Protesta e 29 majit, nisi me këngë e thirrje nacionaliste serbe.

Disa orë më pas, ajo mori një pamje krejt tjetër.

Qytetarët serbë të Zveçanit, e zgjodhën për ta kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të pozagjedhur shqiptar, në ndërtesat komunale në veri të vendit.

Ndërkohë që një veturë e Policisë së Kosovës, mbeti në mesin e turmës.

Në të, gjatë gjithë ditës, mbeten të ngujuar disa pjesëtarë të njësiteve speciale të Policisë së Kosovës. Pasi dikush tentoi që t’i jap fund jetës së tyre.

Në këto trazira të majit u sulmuan edhe pjesëtarë të KFOR-it, gazetarë e qytetarë të tjerë dhe  u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Në mesin e atyre që bën këtë veprime, dyshohet se ishte edhe, Slobodan Miletiq. Andaj i njëjti, të dielën u soll para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Seanca fillestare ndaj tij u mbajt në dyer të mbyllura, mirëpo jashtë objektit të Gjykatës, familjarët po prisnin për të.

E pas dy orësh, Miletiq u dërgua në paraburgim nga zyrtarët policorë.

Ndaj tij, Gjykata Themelore caktoi masën e paraburgimit prej një muaj.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.M, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi dhe veprën penale Sulmi ndaj personit zyrtar. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.M dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj”, thuhet nga Gjykata Themelore në Prishtinë. 

Mirëpo avokatja e të dyshuarit, Jelena Krivokapic e kundërshtoi vendimin e Gjykatës duke pretenduar që në gjykatore nuk kishte prova të mjaftueshme për klientin e saj.

“Ndonëse mua nuk mund të më jepnin çfarëdo dëshmie, përpos një fotografie në të cilën nuk shihet gjë. Që ata kanë dëshmi që në këtë fazë të procedurës nuk mund të m’i japin. Por, jemi marr vesh me prokurorin special që qysh javën e ardhshme, të shkoj personalisht të ai, dhe të më jep të gjitha dëshmitët që i ka prokuroria. Po, na është lejuar ankesa. Brenda 48 orëve duhet të paraqitet. Unë do të shfrytëzoj këtë të drejtë,  dhe qysh në mëngjes do t’i dërgoj ankesën Gjykatës së Apelit ndaj vendimit”, tha Krivokapic.

Sipas Gjykatës, Mileqit është shtetas edhe i Serbisë dhe nëse lihet në liri, mund të arratisët, andaj në këtë rast caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe më se i arsyeshëm.

30-vjeçari u arrestua më 10 maj në pikën kufitare në Jarinje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Plehun do ta zbrazi para qeverisë” – Dëshpërimi i fermerëve pasi çmimi i qumështit u ra përgjysmë

“Plehun do ta zbrazi para qeverisë” – Dëshpërimi i fermerëve pasi çmimi i qumështit u ra përgjysmë

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Pensionimi i parakohshëm i policisë, kërkohet sa më parë jetësimi i projektligjit: E rinon Policinë

Njohësit thonë se Kurti nuk u tregua korrekt me Osmanin

“Teknikë që mbledh vota, por lë pasoja në shoqëri” – Partitë ashpërsojnë diskursin në kohë fushatë

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla reagon pas akuzave të opozitës për Ligjin për Shtetësinë: Përpjekje për të njollosur punën tonë

Fernandes thyen rekordin historik të asistimeve brenda një sezoni në Premier Ligë

Fernandes thyen rekordin historik të asistimeve brenda një sezoni në Premier Ligë

Vuçiq: Mund të jap dorëheqjen së shpejti

Vuçiq: Mund të jap dorëheqjen së shpejti

Protestat antiqeveritare në Beograd eskalojnë në dhunë

Protestat antiqeveritare në Beograd eskalojnë në dhunë

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla reagon pas akuzave të opozitës për Ligjin për Shtetësinë: Përpjekje për të njollosur punën tonë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën