TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Rahoveci nderon dëshmorët në Ditën e Çlirimit

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Rahoveci nderon dëshmorët në Ditën e Çlirimit

Në nderim të Betejës së Anadrinit të 12 majit 1998, sot Rahoveci ka nderuar dëshmorët e kësaj komune që ranë në luftën e lavdishme të UÇK-së për lirinë e Kosovës.

Më 12 maj 1998, krisi fort dhe jehoi thekshëm gjithandej pushka e parë çlirimtare në Anadrini kundër pushtuesit serb, ku forcat serbe pushtuese serbe u detyruan të tërhiqen me humbje.

Në manifestimin qendror për shënimin e Javës së Dëshmorëve të Komunën së Rahovecit në Gradishë u lexuan emrat e 126 dëshmorëve të komunës së Rahovecit.

Kryetari i Komunës, Smajl Latifi në fjalën e tij ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për veprën atdhetare të heronjve të atdheut.

Ai tha se beteja e Anadrinit ishte pjesë e luftës së madhe nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila me vendosmëri i doli përballë pushtuesit serb.

“Dihet se jo të gjithë njerëzit e zakonshëm e kanë një dije më të konsoliduar dhe një qasje më vizionare për ngjarjet e mëdha sikurse është lufta jonë çlirimtare dhe nën emblemën e UÇK-së”, ka thënë Latifi.

Ai tha se beteja e Anadrinisë ndikoi në ecurinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke i dhënë goditjen e duhur armikut serb.

“12 maji i vitit 1998 ishte i veçantë ngase këtu jetuan krismat e lirisë dhe shqiptarëve iu rikthyen shpresa e vrarë se një ditë do të jetonin të lirë edhe ne. Djemtë e Anadrinisë kishte kohë që po përgatiteshin për ditën e madhe dhe mësyerja e serbëve drejt Drenocit e Zatriqit nuk u realizua ashtu sikurse ata kishin planifikuar”, th Latifi.

Një fjalë rasti në këtë manifestim ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, njëherësh kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj.

“Rahoveci ka arsye të mbajë kokën lart dhe t’iu tregojë shqiptarëve kudo që janë se kemi ditur detyrën dhe e kemi bërë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe rreth rëndësisë së anëtarësimit të Kosovës në organizatën më të fuqishme ushtarake botërore, duke thënë se hyrja nën ombrellën e NATO-s ka rëndësi jetike për sigurinë e vendit.

“Më mirë është të hyjmë në NATO, aty i kemi shqiptarët tanë, i kemi shqiptarët e Shqipërisë, të Malit të Zi dhe edhe të Maqedonisë së Veriut. Nëse bëhemi bashkë me NATO-n, por edhe në Evropë ndonjëherë, por nën NATO-n, kjo i bie që Luani, nipi që është ushtar bëhet bashkë me një Luan të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi”, ka thënë Haradinaj.

Në këtë manifestim një fjalë rasti mbajti edhe Isuf Gashi, protagonist i luftës çlirimtare, i cili përkujtoi zhvillimet e rëndësishme të asaj kohe në përballje me forcat okupatore serbe.

Manifestimi përkujtimor e kulturor “Java e dëshmorëve” në komunën e Rahovecit përmbyllet nesër me natën e tretë finale të edicionit të 23-të të festivalit kombëtar të folklorit “Anadrinia jehon”.

Tags: Beteja e AnadrinitRahocevUCK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes Flora Brovina

Vdes Flora Brovina

​Verdikti për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, transmetohet me vetëm 10 minuta vonesë

​Verdikti për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, transmetohet me vetëm 10 minuta vonesë

Gjykata Speciale del me njoftim për seancën e nesërme, kërkon që pjesëmarrësit të vijnë më herët

Gjykata Speciale del me njoftim për seancën e nesërme, kërkon që pjesëmarrësit të vijnë më herët

Konfiskohen afër gjysmë milion euro ari e argjend në Prizren

Dogana e Kosovës sqaron udhëtarët: Ja kufijtë e lirimit për pajisjet elektronik

Lëngu i shegës – Pse duhet të jetë në dietën tuaj?

Lëngu i shegës – Pse duhet të jetë në dietën tuaj?

Personat që ecin shpejt jetojnë më gjatë, sipas një studimi

Personat që ecin shpejt jetojnë më gjatë, sipas një studimi

Rama skeptik për marrëveshjen LVV-LDK: Uroj të mos jetë lojë e Kurtit, dyshoj se do të zgjidhet presidenti

Prishtina merr Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40 për vitin 2027

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën