TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vriten tre civilë dhe plagosën 11 të tjerë nga sulmet ruse në Ukrainë

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Vriten tre civilë dhe plagosën 11 të tjerë nga sulmet ruse në Ukrainë

Tre civilë janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur nga bombardimet e reja ruse në katër rajone ukrainase, njoftuan autoritetet të premten.

Në rajonin e Harkivit u vra një person, ndërsa një tjetër u plagos në Kupiansk, tha Oleh Sinehubov, guvernatori i këtij rajoni.

Sinehubov tha se 21 vendbanime në këtë rajon u sulmuan nga Rusia.

Guvernatori i Dnipropetrovskit, Serhiy Lysak, tha se dy njerëz u vranë në Nikopol dhe tetë të tjerë u plagosën. Në Donjeck, një person u plagos, tha kryetari rajonal Vadym Filashkin.

Oleksandr Prokudin, guvernatori i Hersonit, tha se një person u plagos në këtë rajon.

Më herët të premten, zyrtarët ukrainas thanë se ushtria ukrainase i shkatërroi të gjithë 10 dronët me të cilët Rusia e sulmoi gjatë natës.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë në një komunikatë në Telegram se Rusia i shkrepi edhe dy raketa kundërajrore.

Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Illya Yevlash, tha se Rusia me gjasë i përdori këto raketa për ta sulmuar qytetin verilindor të Ukrainës, Harkiv.

Sinehubov tha se tre shtëpi banimi u dogjën dhe dhjetëra të tjera u dëmtuan si pasojë e sulmeve ruse gjatë natës në rajonin e Harkivit

Ai shtoi se cak i sulmeve ishin infrastruktura dhe zonat e banimit.

Në fotografitë që Sinehubov i postoi në Telegram mund të shihen shtëpi banimi të përfshira nga zjarri.

Pavarësisht provave dhe dëshmive, Moska e mohon se në shënjestër të sulmeve të saj janë objektivat civile.

Rusia e ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Perëndimi është përgjigjur duke ndërmarrë një varg sanksionesh kundër saj, ndërsa Ukrainën është duke e ndihmuar me armatim. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Shqipëri vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale

Në Shqipëri vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

Goditet për vdekje këmbësori në Shqipëri, po kalonte autostradën Vlorë–Fier

Goditet për vdekje këmbësori në Shqipëri, po kalonte autostradën Vlorë–Fier

Berisha: Mbështesim protestat për Zvërnecin, por kemi agjendën tonë

Berisha: Mbështesim protestat për Zvërnecin, por kemi agjendën tonë

Osmani: Vota juaj i jep drejtim shtetit tonë

Osmani: Vota juaj i jep drejtim shtetit tonë

LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti kërkon mbështetje më të madhe për mandatin e ri

LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti kërkon mbështetje më të madhe për mandatin e ri

PDK mbyll fushatën në Prishtinë, Hamza premton ndryshim dhe fund të krizës

PDK mbyll fushatën në Prishtinë, Hamza premton ndryshim dhe fund të krizës

Aleanca mbyll fushatën në Prishtinë, Gjini premton ndryshim dhe thirrje për bashkim

Aleanca mbyll fushatën në Prishtinë, Gjini premton ndryshim dhe thirrje për bashkim

KQZ sqaron videon e publikuar në Rahovec: Kutia përmbante material jo-sensitiv zgjedhor

KQZ sqaron videon e publikuar në Rahovec: Kutia përmbante material jo-sensitiv zgjedhor

KQZ: Shtetasit që refuzohen mund të aplikojnë sërish për regjistrim si votues jashtë Kosovës

Diaspora voton mbi 80%: KQZ raporton përfundim të qetë të procesit në përfaqësi diplomatike

Simiq gjatë fushatës glorifikon simbolikën e konfliktit – ndan serbët në “patriotë” dhe “tradhtarë”

Simiq gjatë fushatës glorifikon simbolikën e konfliktit – ndan serbët në “patriotë” dhe “tradhtarë”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën