TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Putin bën betimin në një ceremoni të bojkotuar nga Perëndimi

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Putin bën betimin në një ceremoni të bojkotuar nga Perëndimi

Vladimir Putin u betua të martën si president i Rusisë – për herë të pestë.

Ceremonia e inaugurimit në Pallatin e Madh të Kremlinit në Moskë u bojkotua nga shumica e vendeve perëndimore, kryesisht për shkak të luftës së tij në Ukrainë.

Të pranishëm ishin zyrtarë të lartë rusë dhe personalitete të tjera, por munguan përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja dhe shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Putin, 71 vjeç, ka qeverisur herë si president e herë si kryeministër i Rusisë që nga viti 2000.

Nëse e çon deri në fund mandatin e ri 6-vjeçar, ai do ta tejkalojë udhëheqjen gati 30-vjeçare të diktatorit sovjetik, Josef Stalin, për t’u bërë udhëheqësi më jetëgjatë rus në më shumë se dy shekuj.

Putin garoi në zgjedhjet presidenciale të marsit – kur i fitoi mbi 87 për qind të votave – pasi miratoi një sërë reformash kushtetuese në vitin 2020, të cilat i dhanë mundësinë të garonte edhe për dy mandate të tjera gjashtëvjeçare.

Kjo nënkupton se ai mund të mbetet në pushtet deri në vitin 2036.

Zgjedhjet rusekontrollohen nga Kremlini dhe nuk janë as të lira e as të drejta, por Qeveria i sheh të nevojshme për të përcjellë një ndjenjë legjitimiteti.

“Ne sigurisht që nuk i konsideruam ato zgjedhje as të lira dhe as të drejta, por ai është president i Rusisë dhe ai do të vazhdojë në këtë cilësi”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, përpara inaugurimit.

Zgjedhjet ishin të parat prej se Putin filloi pushtimin e Ukrainës fqinje në shkurt të vitit 2022. Dy kandidatë që ishin kundër kësaj lufte, nuk u lejuan të konkurronin kundër tij për, siç u tha, çështje teknike.

Ndërkohë, armiku i tij më i madh politik,Aleksei Navalny, vdiq derisa ishte në një burg në Siberi, një muaj përpara se të mbaheshin zgjedhjet.

“Lufta, vrasjet politike, varfërimi i rusëve… Nuk ka prosperitet për Rusinë, nuk ka paqe dhe liri për qytetarët tanë”, shkroi e veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya, në një postim në rrjetet sociale, më 7 maj.

“Vendi ynë po udhëhiqet nga një gënjeshtar, një hajdut dhe një vrasës. Por, kësaj padyshim që do t’i vijë fundi”, shtoi ajo.

Pushtimi rus i Ukrainësbëri që marrëdhëniet midis Moskës dhe Perëndimit të bien në nivelin më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Aleatët perëndimorë të Ukrainës u angazhuan në mbështetje të saj me armatim e logjistikë, ndërsa Rusinë e ndëshkuan me një sërë sanksionesh.

Duke folur pasi bëri betimin, Putin tha se nuk do ta përjashtonte dialogun me Perëndimin, por, sipas tij, ai do të duhej të zhvillohej në “kushte të barabarta”.

“Ne jemi një popull i bashkuar dhe i shkëlqyeshëm. Së bashku do t’i kapërcejmë të gjitha pengesat, do t’i realizojmë të gjitha planet tona dhe do të fitojmë”, tha Putin.

“Ne besojmë se izolimi i Rusisë, e veçanërisht i liderit të saj kriminal, duhet të vazhdojë”, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, teksa shpjegoi vendimin e vendit të tij për të bojkotuar ceremoninë. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani thotë se rihapja e Ngushticës së Hormuzit është e pamundur nëse vazhdon bllokada amerikane

Irani thotë se rihapja e Ngushticës së Hormuzit është e pamundur nëse vazhdon bllokada amerikane

AARC takim në Departamentin amerikan të Shtetit: Fryma e Ohrit në rrezik, shqiptarët përballen me tolerim në vend të barazisë

AARC takim në Departamentin amerikan të Shtetit: Fryma e Ohrit në rrezik, shqiptarët përballen me tolerim në vend të barazisë

Vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë Deklaratën e Delfit

Vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë Deklaratën e Delfit

Projektligji në Mbretërinë e Bashkuar ndalon blerjen e duhanit për të gjithë të lindurit pas 2008

Projektligji në Mbretërinë e Bashkuar ndalon blerjen e duhanit për të gjithë të lindurit pas 2008

“Qorrlli: S’e kemi dorëzuar ‘peshqirin në ring’ për presidentin, opozita s’na shantazhon me zgjedhje

“Qorrlli: S’e kemi dorëzuar ‘peshqirin në ring’ për presidentin, opozita s’na shantazhon me zgjedhje

Qorrolli: PDK dhe LDK në sinkron për ta bllokuar Kurtin

Qorrolli: PDK dhe LDK në sinkron për ta bllokuar Kurtin

“InfoNata” 22.04.2026

“InfoNata” 22.04.2026

Irani thotë se rihapja e Ngushticës së Hormuzit është e pamundur nëse vazhdon bllokada amerikane

Irani thotë se rihapja e Ngushticës së Hormuzit është e pamundur nëse vazhdon bllokada amerikane

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Kabashi: Kurti dëshiron zgjedhje derisa të ngopet me pushtet

Kabashi: Kurti dëshiron zgjedhje derisa të ngopet me pushtet

Maloku: Kurti nuk po e kupton logjikën e konsensusit politik në Kosovë

Maloku: Kurti nuk po e kupton logjikën e konsensusit politik në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën