TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktivisti rus kundër luftës dënohet me pesë vjet burgim

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Aktivisti rus kundër luftës dënohet me pesë vjet burgim

Një gjykatë ushtarake në qytetin rus, Samara, dënoi më pesë vjet burgim aktivistin kundër luftës, Andrei Boyarshinov nga rajoni i Tatarstanit.

Boyarshinov u dënua më 7 maj nën akuzat për justifikim të terrorizmit dhe thirrjeve për terrorizëm.

Akuzat erdhën pas postimeve në internet që Boyarshinov bëri në vitin 2022 në mbështetje të tubimeve në qytetin e Kazanit për protesta kundër pushtimit të vazhdueshëm rus të Ukrainës.

Boyarshinov u arrestua më shumë se dy vjet më parë.

Vitin e kaluar, grupi i të drejtave të njeriut, Memorial, e njohu atë si të burgosur politik.

Dhjetëra grupe për të drejtat e njeriut, organizata bamirëse dhe organizata të tjera joqeveritare në vjetët e fundit janë shpallur “agjentë të huaj” apo janë shpallur të paligjshme si “organizata të padëshirueshme”.

Shumë prej tyre janë mbyllur.

Në dhjetor të vitit 2021, një gjykatë në Moskë urdhëroi mbylljen e Memorialit, një prej organizatave më të vjetra dhe më të njohura për të drejtat e njeriut në Rusi.

Disa muaj pas vendimit të gjykatës në Moskë, kjo organizatë më 2022 fitoi Çmimin Nobel për Paqe.

Bashkëudhëheqësi i organizatës, Oleg Orlov, 70 vjeç, në muajin shkurt u dënua me dy vjet e gjysmë burgim për shkak të kritikave ndaj luftës në Ukrainë.

Një tjetër udhëheqës i grupeve për të drejtat e njeriut, Grigory Melkonyants është i burgosur. /REL/

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Protesta në Tiranë në ditën e 71-të, qytetarët tubohen para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 71-të, qytetarët tubohen para Kryeministrisë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 227 forca dhe 16 mjete në terren, në Krujë situata e stabilizuar

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 227 forca dhe 16 mjete në terren, në Krujë situata e stabilizuar

Netanyahu urdhëron sulme “të fuqishme dhe të menjëhershme” ndaj Gazës

Netanyahu refuzon planin 15-pikësh të Trumpit për Gazën

Huthët sulmojnë  me dron rafinerinë e Aramco-s në Arabinë Saudite

Huthët sulmojnë me dron rafinerinë e Aramco-s në Arabinë Saudite

Sërish alarm për bombë në Rektoratin e UP-së

Nga kush po vijnë alarmet e rreme për mjete shpërthyese?

Pas deklaratës se Zelinskit, largohet flamuri i Ukrainës nga Prishtina

Pas deklaratës se Zelinskit, largohet flamuri i Ukrainës nga Prishtina

Gjyqi për pengim të drejtësisë -pritje që aktgjykimi të shpallet brenda këtij viti

Gjyqi për pengim të drejtësisë -pritje që aktgjykimi të shpallet brenda këtij viti

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

​Protesta në Tiranë në ditën e 71-të, qytetarët tubohen para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 71-të, qytetarët tubohen para Kryeministrisë

Portieri kosovar Art Selaci përfshihet në ekipin më të mirë të Evropianit në Gjeorgji

Portieri kosovar Art Selaci përfshihet në ekipin më të mirë të Evropianit në Gjeorgji

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Një i vdekur e një i lënduar në një aksident në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën