Ministrja Nagavci ka thënë se e pranon çdo shqetësim të nxënësve për cilësinë në arsim, për vendimet e tanishme të MASHTI-t.
“I gëzohem aktivizimit të të rinjve dhe mendimit të njëjtë se cilësia në arsim kërkon angazhim të përbashkët. Ndajmë shqetësimin plotësisht legjitim të shprehur nga nxënësit për gjendjen në sistemin e arsimit! Prandaj, angazhimi ditor në Ministrinë tonë ka në qendër të vëmendjes përmirësimin e cilësisë, që përpos angazhimit kërkon edhe kohë dhe durim. Si ministre e pranoj seriozisht çdo shqetësim të nxënësve për cilësinë në arsim, për vendimet e tanishme të MASHTI-t, por edhe për simptomat që përjetojmë tani e që kanë burim një kohë e situatë tjetër”, ka thënë ajo, shkruan teve1.info
Më tej Nagavci në Facebook ka shkruar se për një vit qeverisje ka punuar në përmirësimin e infrastrukturës ligjore, kushtet në shkolla dhe procesin mësimor teksa ka paraqitur disa punë dhe vendime që ka kryer prej kur e ka marr mandatin si ministre.
“Për një vit sa jemi në qeverisje kemi punuar në përmirësimin e infrastrukturën ligjore, kushteve në shkolla dhe procesit mësimor. Po ndajmë me juve disa nga vendimet dhe punët konkrete tona, që janë edhe në linjë me hulumtimin e prezantuar nga studentët. Po përmirësojmë infrastrukturën fizike e ligjore. Rezultatet në arsim duhet dhe do të përmirësohen”, ka shkruar ajo.
Këshilli i Nxënësve të Kosovës ka mbajtur sot protestë në gjitha komunat e Kosovës me moton “S’po shkohet n’shkollë”. Ata kanë kërkuar kushte më të mira ecilësi më shumë në arsim.
Lexo edhe
https://teve1.info/lajmet/2spo-shkohet-nshkolle-nis-protesta-e-nxenesve-ne-prishtine/
Disa nga vendimet dhe punët e kryera që ka paraqitur ministrja Nagavci:
- Rritja e buxhetit për arsim për 12%, për vitin 2022;
- Ndarja e 3,500.000€ për institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional për përmirësimin e praktikës profesionale dhe sigurimin aksidental të nxënësve gjatë punës praktike;
- Themelimi i pesë Qendra të Karrierës; tre të tjera janë në proces;
- Hartimi i PSAK 2022-2026 si dokument orientues për zhvillimin e arsimit në proces të finalizimit (që përfshin investime domethënëse në infrastrukturë, digjitalizim dhe në cilësinë e arsimit);
- Ndryshimi i formulës së financimit për arsimin parauniversitar duke mundësuar ri-organizimin e rrjetit të shkollave, duke ofruar kushte më cilësore për punë;
- Planifikimi që secila klasë në Kosovë të ketë së paku një kompjuter dhe projektor, brenda pesë vitesh;
- Mbështetja e më shumë se 3,000 mësimdhënësve në zhvillim profesional;
- Rishikimi i sistemit të vlerësimit të performancës, trajnimit dhe licencimit të mësimdhënësve, si dhe i organizimit të brendshëm të shkollës, me qëllim të sigurimit të mësimit cilësor në shkolla;
- Bashkëpunimi me të gjitha palët për shtimin e sigurisë në shkolla dhe krijimin e mjedist miqësor për të gjithë fëmijët;
- Ofrimi i mbështetjes për organizatat e shoqërisë civile që punojnë me fëmijë me talente të veçanta, me fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe me qendrat mësimore për fëmijët rom, ashkali dhe egjiptian;
- Vërja në fokus ndaj rritjes së besueshmërisë së testeve kombëtare, në mënyrë që të shtohet përgjegjësia dhe llogaridhënia në shkolla;
- Ndarja e mbi 3000 bursa për të rejat e të rinjtë tanë që studiojnë brenda dhe jashtë vendit;
- Nëshkrimi i marrëveshjeve me BE dhe anëtarësimi në HORIZON;
- Nënshkruami i programit ,,Fulbright” me Ambasadën Amerikane për hulumtime akademike;
- Ndarja e 30 mijë euro për projekte shkencore;
- 100 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta;
- 500 bursa për nxënës nga grupet e margjinalizuara;
- Funksionalizimi i Këshillit Kombëtar të Shkencës;
- Rifunksionalizimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë.







