TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjashtë burrat e familjes Ademi nga Shtutica ranë dëshmorë, rrëfimi i familjares

Gjashtë burrat e familjes Ademi nga Shtutica e Drenasit ranë heroikisht në fund prillin e 99-tës, në luftën me forcat serbe. E djali i dëshmorit, Maliq Ademit, Isai, kontributin për atdheun tani e jep si pjesëtar i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Gjashtë burrat e familjes Ademi nga Shtutica ranë dëshmorë, rrëfimi i familjares

Pranë varrit të familjarëve erdhi për t’i kujtuar.

Gjashtë anëtarët e familjes së Ajshe Ademi-Dobrës ranë dëshmor në pranverën e vitit 1999.

Por, edhe pse kanë kaluar 25 vjet plaga rëndon ende tek ajo.

E kujtimet e ditës së hidhur i ka ende të feskëta.

Të premten e fundit të prillit, gjatë konfrontimit me forcat serbe, të gjashtë burrat e familjes së saj ranë heroikisht.

Por për 10 ditë me radhë, për vdekjen e tyre në Shtuticë të Drenasit, e dinte vetëm ajo.

“10 ditë se ka ditë kërkush, e vetmja unë që e kam ditë, jemi kthy në shpi, mas 9 dite i kishin pasë varrosë bashkëfshatarët. Na jemi kthy të nesërmen, edhe kadal-dale t’u ju tregu nga një nga një cili është i vrarë. Për djalin e axhës, dëshmor, s’ju kam tregu derisa u kry lufta”, thotë Ajshe Ademi –Dobra.

E për Ajshen e gjithë kjo ishte shumë e vështirë për ta përballuar.

“Për mu o kon shumë e vështirë, se jam kanë ma e madhja e familjes, edhe veç mu më kqyrshin, çka ki, e gjithë kam gjetë, po m’dhem krytë, po m’dhimen fmija, ama e disha se janë t’vram”, ka thënë ajo.

E në mesin e fëmijëve ishte djali i dëshmorit Maliq Ademi, Isai.

“Unë kur ka vdekur babi i kam pasur një vit dhe jam më i vogli i shtëpisë. Kur në familjen tonë kanë vdekur burrat, anëtari më i madh i familjes tonë ka qenë vetëm nëntë vjet”, shprehet Isa Ademi.

Pas rënies së tyre për lirinë e atdheut, gjendja e familjes u përjetësua përmes një fotografie.

Isai një vjeçar i cili ndodhej në djep, kaq vite pas luftës vendosi që kontributin për vendin ta vazhdojë si pjesë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa vendimi për të qenë pjesë e FSK-së për të kishte qenë i lehtë.

“Kur është hapë konkursi në 2020-tën, unë i tregova mamit që du me apliku. Kur u pranova, momentet më të mira të jetës sime që t’i ngjasoj babit sado pak për veprën dhe jetën e tij, t’i ngjasoj në jetën ushtarake që është ndër privilegjet më të mëdha në jetën time që kam arritur ndonjëherë”, thotw ai.

Nga familja Ademi, atdheut ia falën jetën Fetah Ademi, Ejup Ademi, Selim Ademi, Maliq Ademi, Xhevat Ademi dhe Esat Ademi.

Me 30 prill forcat serbe pamëshirshëm privuan nga jeta qindra civil të pafajshëm në Shtuticë, Vërboc, e Gllobar të Drenasit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

​Merrej me narkotikë, vihet në pranga një qytetar në Gjilan

Hill: Kontakti im i parë me UÇK-në ndodhi në Tiranë në verën e vitit 1998

Hill: Kontakti im i parë me UÇK-në ndodhi në Tiranë në verën e vitit 1998

Hill: Gelbard e quajti UÇK-në “organizatë terroriste”, por SHBA nuk e shpalli të tillë

Hill: Gelbard e quajti UÇK-në “organizatë terroriste”, por SHBA nuk e shpalli të tillë

Tre të lënduar në aksidentin e autoblindës amerikane të KFOR-it në veri

Tre të lënduar në aksidentin e autoblindës amerikane të KFOR-it në veri

Trump largon sanksionet ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perendimor

Kolonët izraelitë vandalizojnë varret në Bregun Perëndimor të pushtuar

Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Mitrovicë

​Merrej me narkotikë, vihet në pranga një qytetar në Gjilan

Hill: Kontakti im i parë me UÇK-në ndodhi në Tiranë në verën e vitit 1998

Hill: Kontakti im i parë me UÇK-në ndodhi në Tiranë në verën e vitit 1998

Hill: Gelbard e quajti UÇK-në “organizatë terroriste”, por SHBA nuk e shpalli të tillë

Hill: Gelbard e quajti UÇK-në “organizatë terroriste”, por SHBA nuk e shpalli të tillë

FC Prishtina me vizitë në Nigeri

FC Prishtina me vizitë në Nigeri

Man Utd tenton ta rikthejë Conor Gallagherin në Ligën Premier

Man Utd tenton ta rikthejë Conor Gallagherin në Ligën Premier

Gjiganti anglez e do Nico Pazin, por problemi qëndron te Real Madridi

Gjiganti anglez e do Nico Pazin, por problemi qëndron te Real Madridi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën