TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur është premtuar se do të fillojë ndërtimi i Spitalit të Prishtinës, i cili parashihet të ofrojë shërbime shëndetësore dytësore. Megjithatë, ky projekt i cili po vlerësohet të jetë një prej investimeve më të mëdha për shëndetësinë kosovare që nga pas lufta, vetëm tani ka marrë dritën e gjelbër për të filluar punimet.

Spitali i kryeqytetit, i cili planifikohet të kushtojë mbi 50 milionë euro investim, parashihet të ketë repartin e Kardiologjisë, Gjinekologjisë, Pediatrisë, Kirurgjisë së Përgjithshme, Endokrinologjisë e të tjerë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku në një intervistë për KosovaPress, thotë se pritet që shumë shpejt të tenderohet projekti dhe të fillojë ndërtimi i spitalit, derisa tregon se do mundësojë ofrimin e shumë shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe punësimin e rreth 400 punonjësve shëndetësor.

Sadiku potencon se përfundimi i Spitalit të kryeqytetit mund të zgjasë deri në tre vite për shkak të specifikave të tij të ndërtimit.

“Do të jetë një prej investimeve më të mëdha për shëndetësinë e Kosovës pas luftës, diku mbi 50 milionë (euro) do të jetë ndërtimi i Spitalit të kryeqytetit sipas planifikimit që ka bërë kompania. Por, sigurisht që do të jetë një prej spitaleve që nuk ka as në rajon, është spital modern…Kompania që e ka dizajnuar, që është një prej kompanive shumë të njohura në Evropë për dizajnim të spitaleve, e ka planifikuar që ky me qenë një spital shumë modern”, thotë Sadiku.

Sadiku për KosovaPress, tregon se prona prej 4.5 hektarësh ku do të ndërtohet ky spital është vendosur të jetë në Prishtinën e Re, pranë Pallatit të Drejtësisë.

Ai thotë se këtë vit kanë ndar afro 3 milionë euro për fillimin e ndërtimit të këtij projekti, i cili parashihet të kushtojë mbi 50 milionë euro.

“Pas analizës që iu është bërë kësaj prone, kompania ka vendosur që spitali të ndërtohet në këtë pronë e cila është e vendosur në Prishtinën e Re, te Pallati i Drejtësisë, në rrugën që shkon afër Hajvalisë, ku janë të ndara diku rreth 4.5 hektarë tokë për këtë spital. Sigurisht Spitali i Prishtinës tashmë është në fazën përfundimtare të bërjes së planit detal të tij.”, shprehet Sadiku.

Ndër të tjera, drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku potencon se rreth 40 për qind e shërbimeve në këtë spital do të dedikohen për trajtime jashtë spitalore, specifikisht shërbime ambulantore specialistike.

Sadiku derisa përmend se Spitali i Prishtinës parashihet të përbëhet nga reparti i Pediatrisë, Gjinekologjisë, Endokrinologjisë, Kirurgjisë së Përgjithshme e departamenteve të tjera, potencon se do të hapen rreth 400 vende të reja të punës.

“Do të ketë shumicën e departamenteve, Pediatrinë, Gjinekologjinë, Kirurgjinë e Përgjithshme, më pas Endokrinologjinë, departamente që janë shërbime sekondare. Dhe sigurisht do të ketë 40 për qind i spitalit do të jetë i dedikuar për trajtime jashtë spitalore, ambulanca specialistike…Diku rreth 400 vende të punës do të jenë për fillim dhe pastaj varësisht, spitali do të jetë i tillë që do të mund të zgjerohet sipas nevojave që do të ketë kryeqyteti”, potencon Sadiku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami kritikon qeverinë: Shteti s’është për krejt, qytetarët po përballen me kosto të lartë jetese

Arrestohen dy persona në Pejë, për tentim vrasje

Bastisje në tri lokacione në Graçanicë, konfiskohet kokainë – arrestohen dy persona

​“Mbeturinat.com”, platforma e re e Prishtinës për largimin e mbeturinave vëllimore

​“Mbeturinat.com”, platforma e re e Prishtinës për largimin e mbeturinave vëllimore

​Zgjedhjet e 7 qershorit, ja kush mund të votojë përmes ekipeve mobile

​Zgjedhjet e 7 qershorit, ja kush mund të votojë përmes ekipeve mobile

Rusia përdor raketën hipersonike Oreshnik në sulmin masiv ndaj Kievit

Rusia përdor raketën hipersonike Oreshnik në sulmin masiv ndaj Kievit

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami kritikon qeverinë: Shteti s’është për krejt, qytetarët po përballen me kosto të lartë jetese

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama: Më 26 maj në Bruksel hapim fazën përfundimtare të negociatave me BE

Irani thotë se marrëveshja e mundshme me SHBA-në përfshinë fundin e luftës në të gjitha frontet

Irani thotë se marrëveshja e mundshme me SHBA-në përfshinë fundin e luftës në të gjitha frontet

Vritet i dyshuari për të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë

Vritet i dyshuari për të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë

Trump pezullon “Projektin Liria” për të hapur rrugën e finalizimit të marrëveshjes me Iranin

Trump njofton se marrëveshja me Iranin është afër finalizimit

Arrestohen dy persona në Pejë, për tentim vrasje

Bastisje në tri lokacione në Graçanicë, konfiskohet kokainë – arrestohen dy persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën