TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqipëria në vendin e fundit në Evropë për lirinë e medies

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Shqipëria në vendin e fundit në Evropë për lirinë e medies

The RSF (Reporters Without Borders) 2021 map of press freedom in Paris, France, Tuesday April, 20, 2021. Reporters Without Borders says there has been a "dramatic deterioration" of press freedom since the pandemic tore across the world. Its new World Press Freedom Index evaluated the media in 180 countries and painted a stark picture. The group says in its annual report that 73% of nations have serious issues with media freedom. It says countries have used the pandemic "as grounds to block journalists' access to information, sources and reporting in the field." The media watchdog says it is particularly true for governments in Asia, the Mideast and Europe. (AP Photo/Lewis Joly)

Në 3 majin e çdo viti, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, organizata që mbron lirinë dhe të drejtat e gazetarëve, “Reporterët pa kufij” (RSF) publikon Indeksin e Lirisë së Shtypit në botë.

Këtë vit, Shqipëria renditet e fundit në Evropë.

Drejtori i Seksionit Evropa dhe Ballkani Perëndimor në organizatën “RSF”, Pavol Szalai, në një intervistë me DW, tha se gazetarët në Ballkanin Perëndimor po përballen me sulme, presion e dhunë fizike në punën e tyre.

Ai theksoi se në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, liria e shtypit është përkeqësuar.

“Rënia më domethënëse është në Kosovë, me -8.19 pikë, duke rënë 19 vende në Indeks”, deklaroi Szalai.

DW: Z. Szalai, 3 Maji është ditë e rëndësishme për lirinë e shtypit. Si e konsideroni situatën e medias në Ballkanin Perëndimor?

Pavol Szalai: Në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, liria e shtypit është përkeqësuar. Rënia më domethënëse është në Kosovë, me -8.19 pikë, duke rënë 19 vende në Indeks. Rënie më pak e ndjeshme shënohet në Maqedoninë e Veriut, me vetëm -0.57 pikë, i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që këtë vit lëviz me 2 pozicione më sipër në listë, krahasuar me vitin e kaluar. Arsyeja është sepse përkeqësimi në shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor është më i fortë. Serbia dhe Shqipëria kanë ndryshuar kategori në hartën e Indeksit, duke kaluar nga “problematike” – e cila është kategoria e tretë nga 5 të tilla – në zonën “e vështirë”, që është kategoria e katërt. Këto dy vende renditen të fundit në listën e shteteve anëtare dhe kandidate të Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë, liria e shtypit në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë ka rënë në nivelet më të ulëta, që nga krijimi i Indeksit të Lirisë së Shtypit në vitin 2002, kohë kur renditeshin gjithashtu në nivelet më të ulëta. Shqipëria renditet e fundit në listën e zonës Evropë-Ballkan.

Rritja e nacionalizmit në rajon ka pasur një ndikim negativ në lirinë e shtypit, duke ndikuar të gjithë rajonin. Në Serbi, partia qeverisëse dhe mediat pro-qeveritare kanë përparuar në sulmet ndaj gazetarisë së pavarur. Në kontekstin e tensioneve me Serbinë, gazetarët në Kosovë janë përballur me sulme të shumta fizike. Qeveria në Prishtinë ka ushtruar presion të padrejtë ndaj medias publike, si dhe asaj private. Në Republikën Serbe në Bosnje Hercegovinë (Republika Sërpska), presidenti nacionalist i së cilës sulmon vazhdimisht gazetarët, është rikthyer dënimi për shpifjen dhe po diskutohet ligji i “agjentëve të huaj”, duke vënë në shenjestër edhe median. Por edhe në dy shtetet që kanë rezultatet më të mira në rajon, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, liria e shtypit gjatë vitit 2023 u minua nga presionet e politikës dhe gjyqësorit ndaj medias./DW

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria thotë se urdhërarresti ndaj Radojçiqit është ende në fuqi

Milosh Medenica publikon video të re nga arratia: Thotë se ka prova për lidhje mes pushtetit serb dhe grupeve kriminale – përmend Vuçiqin, Radoiçiqin e Veselinoviqin

Gjendet pas 75 vitesh aeroplani i fundosur në det

Gjendet pas 75 vitesh aeroplani i fundosur në det

Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Franca përfshihet nga zjarret, evakuohen rreth 12 mijë persona

Franca përfshihet nga zjarret, evakuohen rreth 12 mijë persona

Konjufca: Qëndrojmë në linjë me parterët për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

“Kamerat vërtetojnë, rreshteri u vra me planifikim” Prokuroria e bindur në fajësinë e të akuzuarve

“Kamerat vërtetojnë, rreshteri u vra me planifikim” Prokuroria e bindur në fajësinë e të akuzuarve

Prokuroria thotë se urdhërarresti ndaj Radojçiqit është ende në fuqi

Milosh Medenica publikon video të re nga arratia: Thotë se ka prova për lidhje mes pushtetit serb dhe grupeve kriminale – përmend Vuçiqin, Radoiçiqin e Veselinoviqin

Mirëpritet deklarimi i Kos për shtetet mosnjohëse, Qeverisë i kërkohet të jetë në ofensivë

BE kërkon të mos ushtrohet ndikim ndaj KGJK-së në vendimmarrje

Për dy orë shembët investimi gjysmë milionësh i familjes Maxhuni –  detaje nga rrënimi  i shtëpisë në rrugën “A”

Për dy orë shembët investimi gjysmë milionësh i familjes Maxhuni –  detaje nga rrënimi  i shtëpisë në rrugën “A”

Drojë se s’ka vend për të burgosurit në Gjilan pas ardhjes së 200 danezëve

Kërkohet paraburgim për shtetasin serb që u zu duke importuar armë

Deputetja e LVV-së: Partitë tjera të reflektojnë, të shmangen zgjedhjet

Deputetja e LVV-së: Partitë tjera të reflektojnë, të shmangen zgjedhjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën