TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Austin thotë se s’ka tregues që Hamasi po planifikon sulm ndaj forcave amerikane

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Austin thotë se s’ka tregues që Hamasi po planifikon sulm ndaj forcave amerikane

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se ai nuk sheh asnjë tregues që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – po planifikon të sulmojë trupat amerikane në Gazë.

Megjithatë, Austin shtoi se janë ndërmarrë masat e duhura për sigurinë e personelit ushtarak.

“Unë nuk flas publikisht për informacione të inteligjencës. Por, aktualisht nuk shoh asnjë tregues se ka ndonjë qëllim aktiv për të bërë diçka të tillë”, tha Austin gjatë një konference për media.

“Thënë këtë… kjo është zonë lufte dhe shumë gjëra mund të ndodhin dhe shumë gjëra do të ndodhin”, shtoi ai.

Një port humanitar, që po ndërtohet nga ushtria amerikane për të përshpejtuar dërgesat e ndihmës humanitare në Gazë, do të hapet brenda ditësh, pavarësisht se moti i keq po pengon përgatitjet, tha zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

SHBA-ja u ka bërë thirrje Izraelit dhe Hamasit që të sigurojnë që ndihma e dedikuar për civilët në Gazë të mos pengohet, pasi një dërgesë nga Jordania u sulmua nga kolonët izraelitë.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës ushtarake izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e kontrolluar nga Hamasi./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vritet shefi ushtarak i Huthëve, Izraeli merr përgjegjësinë

Huthët paralajmërojnë ndërhyrje nëse përshkallëzohet lufta Izrael-SHBA kundër Iranit

Trump pretendon se Irani hapi Hormuzin për 10 cisterna si shenjë serioziteti për negociata

Trump pretendon se Irani hapi Hormuzin për 10 cisterna si shenjë serioziteti për negociata

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë

Borë e madhe në Kroaci, bllokohen rrugët

Borë e madhe në Kroaci, bllokohen rrugët

“Këndi i Debatit” 26.03.2026

“Këndi i Debatit” 26.03.2026

Kosova barazon me Asllanin

Kosova barazon me Asllanin

Shqipëria po avancon në Varshavë

Shqipëria po avancon në Varshavë

Sllovakia në epërsi pas 45 minutave të para

Sllovakia në epërsi pas 45 minutave të para

Hoxhaaaaa, Kosova barazon rezultatin

Hoxhaaaaa, Kosova barazon rezultatin

Sllovakia kalon herët në avantazh

Sllovakia kalon herët në avantazh

Ylli triumfon në Ligën Unike

Ylli triumfon në Ligën Unike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën