Kryeministri Albin Kurti në akademinë përkujtimore për Masakrën e 2 majit në fshatin Studime të Vushtrrisë ka thënë se nuk ka paqe pa drejtësi për viktimat.
Ai ka thënë se numri i masakrave është dëshmi e gjenocidit serb.
“Më pak së dy orë u vranë civilë të paarmatosur qe bëri ushtria e rregullt serbe. Masakra radhitet mes masakrave të shqiptarëve dhe asaj të Serbrenicës. Andaj këta muaj u përkushtohemi masakrave të viktimave. Numri i masakrave edhe dëshmi e gjenocidit serbe. Jemi te qartë për kërkesën tonë për drejtësi. Të behët drejtësi universale për viktimat, ky është kusht i vetëm për paqe”, ka thënë Kurti.
Komuna e Vushtrrisë ka organizuar akademi përkujtimore për masakrën e 2 majit në fshatin Studime./teve1.info/