TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si të largoni dhimbjen e mesit me metoda të thjeshta në shtëpi

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Si të largoni dhimbjen e mesit me metoda të thjeshta në shtëpi

Dhimbjet e mesit janë një simptomë apo gjendje e trupit që thuajse të gjithë njerëzit e kanë ndjerë një herë në jetë.

Saktësisht mjekët thonë se 80% e personave në të gjithë botën kanë vuajtur nga ky problem në një periudhë të caktuar të jetës së tyre. Kjo shifër duket se ndahet njësoj si tek burrat ashtu edhe tek gratë zakonisht pas moshës 50 vjeç. Mosha është shpesh faktori kryesor në nisjen e kësaj dhimbje që mund të vazhdojë me orë dhe ditë të tëra.

Shumë e bezdisshme për këdo, dhimbja e mesit mund të reduktohet dhe evitohet me disa hapa të thjeshtë që mund t’i ndiqni vetë në shtëpi. Më poshtë janë disa nga këto metoda që do të lehtësojnë pa masë ditët tuaja.

Përse dhembin kockat

Kur kockat dëmtohen e veçanërisht ato të shtyllës kurrizore ju bëjnë që të përjetoni hernien diskale. Kjo sëmundje nëse zhvillohet në pjesën e poshtëme të mesit do të bëjë që të përjetoni dhimbje të vazhdueshme po në këtë zonë. Dhimbje të tjera lidhen me atë që quhet nervi shiatik i cili kur ngacmohet dhe dëmtohet shkakton po ashtu dhimbje. Faktorë të tjerë të jashtëm si qëndrimi për kohë të gjata në një pozicion. Qoftë ulur apo në këmbë këto qëndrime, mund të jenë përforcues dhe shkaktorarë të dhimbjeve të shtuara të mesit. Të dëmshme janë gjithashtu edhe ushtrimet me pesha të rënda apo sforcimet e vazhdueshme të trupit.

Si t’i qetësoni në kushte shtëpie

Para se t’ju drejtoheni ilaçeve apo trajtimeve të mirëfillta të fizioterapisë, bëni kujdes me mirëmbajtjen e trupit. Sa më shumë presion të ushtroni mbi trupin tuaj aq më shumë do të rritet dhimbja. Prandaj duhet të bëni disa lëvizje të thjeshta për disa minuta në mënyrë që të qetësoheni plotësisht.

Kompresa

Kompresat, të ftohta apo të ngrohta mund t’ju ndihmojnë që dhimbja të largohet përkohësisht. Fillimisht duhet të vendosni në mesin tuaj disa copa akulli apo një shishe me ujë të ftohtë. Në mënyrë që temperatura e ftohtë të mpijë zonën nga ku çlirohet dhimbja. Kjo metodë është ideale edhe nëse e keni dëmtuar shtyllën kurrizore apo keni kryer ndërhyrje kirurgjikale pasi largon edhe fryrjen.Më pas rreth 24 orë më pas mund të vazhdoni me kompresat e ngrohta në mënyrë që të relaksoni muskujt.

Qëndrimi

Qëndrimi shtrirë apo ulur në shumë raste mund të jetë ndihmues për qetësimin e dhimbejve të mesit. Gjithësesi mjekët rekomandojnë që të qëndroni në lëvizje pavarsisht kësaj në mënyrë që muskujt të mos ngjeshen me njëri tjetrin.

Nëse keni nevojë të qëndroni shtrirë bëjeni këtë për disa orë, por jo në pjesën më të madhe të ditës.

Aktiviteti fizik

Një nga pikat më të forta për të pasur një trup dhe organizëm të shëndetëshëm është aktiviteti fizik. Përveçse ju ndihmon të ndërtoni muskuj fleksibël dhe të fortë do t’ju çlirojë edhe nga dhimbje e tepërta. Gjithnjë konsultohuni me mjekun tuaj në mënyrë që të merrni një program stërvitje të personalizuar. Ekspertët në përgjithësi rekomandojnë të bëni ushtrime aerobike dhe fleksibël. Si përshemull përkulja përpara duke i mbajtur këmbët drejtë apo përkulja para teksa jeni ulur. Mbajini majat e gishtave gjithnjë të hapura dhe mundohuni të tërhiqni kurrizin sa më shumë. Në çdo rast nëse dhimbja e mesit vazhdon për më shumë se 3-4 ditë konsultohuni me një mjek specialist./AgroWeb.org

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre gabimet më të zakonshme që bëjmë me deodorantin

Tre gabimet më të zakonshme që bëjmë me deodorantin

Keni frikë nga avioni? Këto këshilla ju vijnë në ndihmë

Keni frikë nga avioni? Këto këshilla ju vijnë në ndihmë

Çfarë nënkupton ngritja e një vetulle gjatë bisedës?

Çfarë nënkupton ngritja e një vetulle gjatë bisedës?

Nëse jeni me nxitim dhe keni pikur bluzën me vaj, fshijeni shpejt me këtë produkt

Nëse jeni me nxitim dhe keni pikur bluzën me vaj, fshijeni shpejt me këtë produkt

Haxhiu reagon pas aktakuzës ndaj Hajdarit: E motivuar politikisht, pa asnjë bazë reale

Haxhiu reagon pas aktakuzës ndaj Hajdarit: E motivuar politikisht, pa asnjë bazë reale

Detaje nga procesi i rifillimit të numërimit të votave në Mitrovicë

Detaje nga procesi i rifillimit të numërimit të votave në Mitrovicë

Osmani: Pres që sa më shpejt të thirret seanca për votimin e qeverisë

Osmani: Pres që sa më shpejt të thirret seanca për votimin e qeverisë

Osmani: Oficeret gra po sjellin besim dhe llogaridhënie në komunitet

Osmani: Oficeret gra po sjellin besim dhe llogaridhënie në komunitet

Zbulohen produkte kozmetike të padeklaruara në Merdarë, në vlerë gati 2 mijë euro

Zbulohen produkte kozmetike të padeklaruara në Merdarë, në vlerë gati 2 mijë euro

PDK dorëzon ankesë në PZAP për zgjedhjet në Mitrovicë

PDK dorëzon ankesë në PZAP për zgjedhjet në Mitrovicë

Therret me thikë një person në Prishtinë

Përleshje e rëndë në Istog, një person plagoset rëndë me sëpatë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën