TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla: Sali Çekaj, ishte strateg i rrallë politik, njeri i drejtësisë dhe i lirisë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Gërvalla: Sali Çekaj, ishte strateg i rrallë politik, njeri i drejtësisë dhe i lirisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla duke vlerësuar lart kontributin e Sali Çekajt tha se ai ishte patriot i pakompromis, gjigant i rezistencës, sinonim i trimërisë dhe urtësisë, personifikim i përpjekjeve të pandërprera për liri dhe drejtësi dhe si i tillë ai do të mbetet përjetë në vetëdijen tonë simbol i sakrificës sublime për liri, pavarësi dhe demokraci.

“Ai ishte një strateg i rrallë politik, njeri i drejtësisë dhe i lirisë. Për lirinë dhe të drejtat e popullit të tij ai luftoi me mjete politike dhe në fund edhe luftarake, duke u bërë hallkë e pazëvendësueshme lidhëse mes dy periudhave vendimtare për çlirimin e Kosovës, rezistencës civile me mjete politike dhe luftës çlirimtare”, tha Gërvalla gjatë akademisë përkujtimore të mbajtur në Stuttgart për nder të 25-vjetorit të rënies në betejën e Koshares të Heroit të Kosovës, Sali Çekaj.

Kjo ceremoni u organizua nga MPJD.

Profesor Ali Aliu, një ndër shtyllat kryesore të organizimit të rezistencës civile, anëtar i ASHAK dhe përfaqësuesi i parë i Kosovës në Republikën e Shqipërisë, evokoi momente të veçanta nga koha kur e kishte njohur heroin, e sidomos nga periudha e stërvitjes së grupeve të para për vetmbrojtje në Shqipëri, pjesë e të cilave ishin ndër të tjera pos Sali Çekajt, edhe Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe plot të tjerë. Prof. Aliu shpërfaqi gjatë fjalës së tij para të pranishmëve karakterin e fortë, përgatitjen profesionale, vullnetin dhe vendosmërinë e Sali Çekajt për të luftuar për Kosovën deri në frymën e fundit.

Rreth kontributit të Sali Çekajt në mobilizimin e mërgatës për çlirimin e vendit, mbështetjen financiare dhe logjistike si dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, foli personi, i cili nga të gjithë parafolësit u përshkrua si bashkëveprimtari më i ngushtë i heroit në Gjermani, ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani dhe diasporë, Hafiz Gagica.

Ai ngriti në pah vendosmërinë dhe trimërinë e rrallë Sali Çekajt.

Ish-komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, bashkëluftëtari i heroit Sali Çekaj, koloneli Rrustem Berisha, rrëfeu për luftimet e ashpra të Koshares, e sidomos të 19 prillit, gjatë të cilave Sali Çekajn, të quajtur me nofkën “Veterani” e kishte lutur të mos shkonte atë ditë në vijën e frontit, por të qëndronte në komandë. Ai me vendosmëri i ishte përgjigjur se nuk do të lejojë që “këmba e serbit të shkelte mbi vendin ku kishte derdhur gjak Agim Ramadani”. Ashtu edhe kishte ndodhur në të vërtetë, Sali Çekaj dhe shumë luftëtarë të Koshares ranë heroikisht, mirëpo serbët u zmbrapsën prej aty përgjithmonë.

Posta e Kosovës, në shenjë nderimi ka emituar pullën postare me titullin “Sali Çekaj, Hero i Kosovës”, për nder të 25-vjetorit të rënies së tij.

Ministrja Gërvalla ia dorëzoi pullën postare përfaqësuesit të familjes së heroit, Sali Çekaj, Migjen Çekaj, i cili në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Konsullatën në Stuttgart dhe konsullin Hamdi Berbatovci për organizimin dhe të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

​Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

MINTI dhe KIESA lansojnë skema grantesh prej 5.8 milionë euro për bizneset në Kosovë

MINTI dhe KIESA lansojnë skema grantesh prej 5.8 milionë euro për bizneset në Kosovë

Kulla: Kosova duhet të reflektojë thellë pas zgjedhjeve, problemet i ka të brendshme

Kulla: Kosova duhet të reflektojë thellë pas zgjedhjeve, problemet i ka të brendshme

Komuna e Prishtinës apelon për kujdes pas paralajmërimeve për vërshime

Ministria e Mjedisit gjobit Komunën e Prishtinës me 5 mijë euro

Presidenti Begaj në Haxh, pritje madhështore për të

Presidenti Begaj në Haxh, pritje madhështore për të

Për katër muaj mbi 2.5 milionë vizitorë në Shqipëri, gati gjysma e tyre nga Kosova

Për katër muaj mbi 2.5 milionë vizitorë në Shqipëri, gati gjysma e tyre nga Kosova

Përplasen dy automjete në Tiranë, lëndohen shoferja dhe 6 fëmijët që po udhëtonin me të

Përplasen dy automjete në Tiranë, lëndohen shoferja dhe 6 fëmijët që po udhëtonin me të

Emisioni “Info Nata” 25.05.2026

Emisioni “Info Nata” 25.05.2026

Meta shkurton 8 mijë vende pune në mbarë botën

Meta shkurton 8 mijë vende pune në mbarë botën

Netanyahu shpall luftë me Hezbollahun, paralajmëron përshkallëzim të sulmeve në Liban

Netanyahu shpall luftë me Hezbollahun, paralajmëron përshkallëzim të sulmeve në Liban

​Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

​Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën