TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Partitë njëzëri: Momenti i fundit që BE-ja t’i largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
BE për ndalimin e autobusëve: Serbia ka shkelur marrëveshjen për lëvizjen e lirë

Është momenti i fundit që Bashkimi Evropian t’i largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, thonë përfaqësues të pozitës, opozitës dhe njohës të integrimeve evropiane.

Sipas tyre, përkundër dështimit të shkarkimit të kryetarëve në katër komunat veriore, në votimin e 21 prillit, Kosova ka përmbushur zotimet në dakordimin e Bratisllavës me BE-në për shtensionimin e situatës në veri.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë për KP se Bashkimi Evropian duhet t’i largojë masat ndëshkuese në mënyrë të menjëhershme dhe jo graduale.

“Kosova ka përmbushur zotimin që e ka dhënë në darkordimin e Bratislavës në kuptimin e përgatitjes së bazës ligjore për organizimin e procesit për largimin e kryetarëve aktual, mbi bazën e një procesi demokratik që parashihet me ligj”, deklaron Rrustemi.

Masat ndëshkuese të BE-së, kërkon të hiqen edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, mirëpo thekson nevojën që qeveria të adresojë kërkesat e BE-së.

“Ne kemi thënë tash e sa kohë si Parti Demokratike, por edhe kryetari Krasniqi në takimet e tij në Bruksel ka adresuar nevojën për heqjen e sanksioneve. Është një numër i madh i mbështetjes se BE-ja do të duhej të garantonte për Kosovën, ndërsa sot kemi një bllokim të fondeve për të ndihmuar Kosovën në të gjitha fushat”, thotë ajo.

Në anën tjetër, profesori universitar, Dorajet Imeri, thotë se masat ndëshkuese kanë qenë të padrejta dhe si të tilla duhet të hiqen sa më parë.

“Është momenti i fundit që BE-ja të reflektojë kundër këtyre veprimeve që paraprakisht i kanë marrë, në mënyrë që Kosovës mos t’i bëhet një e padrejtë e madhe në këtë proces kaq të ndjeshëm politik”, deklaron Imeri.

Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, si pasojë e tensioneve në veri, që kulmoi me hyrjen e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale.

Përfaqësues të shteteve perëndimore kanë kërkuar nga Kosova që përmes zgjedhjeve të parakohshme të mundësohet largimi i atyre kryetarëve, për të cilët thoshte se nuk përfaqësojnë vullnetin e banorëve.

Tags: BEMasat ndaj Kosovëspozita dhe opozita
ShareTweet

Postime të ngjashme

Cila është data më e preferuar për zgjedhjet e reja për LVV-në? – flet Halil Thaçi

Cila është data më e preferuar për zgjedhjet e reja për LVV-në? – flet Halil Thaçi

Vllasi: Gjendje e mjerueshme në Kuvend –asnjë parti nuk tregoi gatishmëri për kompromis

Vllasi: Gjendje e mjerueshme në Kuvend –asnjë parti nuk tregoi gatishmëri për kompromis

Dy të moshuar shpëtohen nga policia në Gjilan pas përmbytjes së shtëpisë

Dy të moshuar shpëtohen nga policia në Gjilan pas përmbytjes së shtëpisë

Emisioni “Info Nata” 19.11.2025

Maloku kritikon Osmanin: Luajti bixhoz me mandatarin e dytë dhe e zgjati krizën politike

Maloku kritikon Osmanin: Luajti bixhoz me mandatarin e dytë dhe e zgjati krizën politike

Bislimi: Kosova meriton statusin e vendit kandidat për BE

Bislimi: Kosova meriton statusin e vendit kandidat për BE

Nis takimi i presidentes me liderët politikë

Osmani i thërret partitë politike nesër në takim, pritet caktimi i datës së zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën