TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Hezbollahu sulmon Izraelin, IDF thotë se ka zmbrapsur raketat

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Hezbollahu sulmon Izraelin, IDF thotë se ka zmbrapsur raketat

Grupi libanez Hezbollah njoftoi se sot shënjestroi dy pozicione ushtarake në veri të Izraelit në përgjigje të sulmeve ndaj “shtëpive të civilëve në pjesën jugore të Libanit”, ku tre persona, duke përfshirë dy pjesëtarë të organizatës së lidhur me Iranin vdiqën mbrëmë.

Hezbollahu “kreu një sulm kompleks, duke përdorur dronë shpërthyes dhe raketa të drejtuara, në selinë e komandës ushtarake Al-Manar dhe në mbledhjen e forcave të batalionit 51 të brigadës Golani”, tha lëvizja islamike libaneze në një deklaratë.

Ushtria izraelite IDF në një deklaratë të shtunën në mbrëmje ka bërë të ditur se Sistemi i Mbrojtjes Ajrore Iron Dome kapi një objektiv të dyshimtë ajror që kaloi nga Libani në zonën e Menara në Izraelin verior.

Gjithashtu, u identifikuan shumë raketa antitank të lëshuara nga Libani duke lëvizur drejt zonës së Menarës. IDF goditi burimet e zjarrit antitank.

Më herët të shtunën, avionët e Forcave Ajrore të Izraelit goditën një strukturë ushtarake të Hezbollahut në zonën Qouzah në Libanin jugor, sipas Jerusalem Post.

Qe nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe lëvizjes palestineze Hamas në Rripin e Gazës më 7 tetor, ka pasur një shkëmbim zjarri të përditshëm midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut, i cili mbështet lëvizjen islamike palestineze.

Hezbollahu pro-iranian, i cili ka një arsenal raketash precize, synon pozicionet dhe vendndodhjet ushtarake izraelite pranë kufirit, dhe Izraeli përgjigjet duke bombarduar objektiva në territorin libanez, kryesisht në jug, duke përfshirë sulme në shënjestër ndaj zyrtarëve të Hezbollahut dhe Hamasit.

Konfliktet janë intensifikuar gjatë kësaj jave, pasi Izraeli sulmoi territorin libanez dhe Hezbollahu u përgjigj me sulme në veri të vendit./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputeti danez: Nëse SHBA-ja pushton Grenlandën, do të ketë luftë

Deputeti danez: Nëse SHBA-ja pushton Grenlandën, do të ketë luftë

Macron: Evropa duhet të refuzojë “ligjin e më të fortit” në marrëdhëniet ekonomike globale

Macron: Evropa duhet të refuzojë “ligjin e më të fortit” në marrëdhëniet ekonomike globale

Zyrtarët iranianë premtojnë ndëshkime të ashpra për protestuesit e arrestuar në protesta

Zyrtarët iranianë premtojnë ndëshkime të ashpra për protestuesit e arrestuar në protesta

Erion Veliaj bën kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës: Më është falsifikuar firma në një dokument gjyqësor

Erion Veliaj bën kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës: Më është falsifikuar firma në një dokument gjyqësor

Rikthehet Liga e Kampionëve, derbi në Londër

​Spektakli i Ligës së Kampionëve vazhdon edhe sonte

Basha do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Basha do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

​20 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

​20 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Mot i vranët të mërkurën

Krasniqi: Nga videoregjistrimet u zbuluan trende të parregullta të votave

Krasniqi: Nga videoregjistrimet u zbuluan trende të parregullta të votave

Pantina: Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht manipulimin e votave, përgjegjësia s’duhet të ndalet te komisionerët

Pantina: Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht manipulimin e votave, përgjegjësia s’duhet të ndalet te komisionerët

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën