TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tornadot godasin ShBA-në, shkaktojnë dëme të mëdha

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Tornadot godasin ShBA-në, shkaktojnë dëme të mëdha

Dhjetëra tornado e kanë goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të premten mbrëma, duke dëmtuar shtëpi dhe ndërtesa, si dhe duke lënduar disa njerëz, njoftuan autoritetet.

Më shumë se 70 tornado u regjistruan në gjithë vendin nga Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së, shumica e të cilave përreth Omahas në Nebraska.

Deri të premten mbrëma u raportua për disa të lënduar, por jo për të vdekur.

Tre persona u lënduan në kontin Lancaster në Nebraska, kur një tornado e goditi një ndërtesë industriale, duke e shembur kulmin e saj kur 70 njerëz ndodheshin brenda saj. Disa prej tyre kishin ngecur, por në fund të gjithë u evakuuan dhe të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, thanë autoritetet, shkruan REL.

“Ekipet e emergjencës janë duke i kontrolluar shtëpitë e dëmtuara dhe po ndihmojnë me qytetarët e lënduar”, tha Policia e Omahas në rrjetin social X.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale e shfaqën qytetin e vogël Minden, në Ajova, të dëmtuar rëndë nga tornadot.

Rreth 11.000 shtëpi mbetën pa rrymë në Nebraska, sipas autoriteteve.

Shërbimi Kombëtar i Motit bëri shumë paralajmërime për tornado në disa shtete të Amerikës të premten, duke i paralajmëruar ato se stuhitë e fuqishme do të vazhdonin edhe të shtunën.

Tornadot janë të zakonshme në Shtetet e Bashkuara, posaçërisht në pjesët qendrore dhe jugore të vendit.

Tags: NebraskaSHBAtornado
ShareTweet

Postime të ngjashme

Alizoti për protestat në Tiranë: Kriza nis nga pushteti, Rama duhet të japë dorëheqje

Alizoti për protestat në Tiranë: Kriza nis nga pushteti, Rama duhet të japë dorëheqje

Ministri i Brendshëm: Dhuna s’ka asnjë shans ta kthejë Shqipërinë mbrapa

Ministri i Brendshëm: Dhuna s’ka asnjë shans ta kthejë Shqipërinë mbrapa

Policia e Shqipërisë: 14 policë të plagosur gjatë protestës në Tiranë, shoqërohen 35 persona

Policia e Shqipërisë: 14 policë të plagosur gjatë protestës në Tiranë, shoqërohen 35 persona

Protestuesit sulmojnë me molotov Komisariatin e Policisë në Tiranë

Protestuesit sulmojnë me molotov Komisariatin e Policisë në Tiranë

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Gjendet pa shenja jete personi që ishte shpallur i zhdukur në Rahovicë të Ferizajt

Alizoti për protestat në Tiranë: Kriza nis nga pushteti, Rama duhet të japë dorëheqje

Alizoti për protestat në Tiranë: Kriza nis nga pushteti, Rama duhet të japë dorëheqje

Ministri i Brendshëm: Dhuna s’ka asnjë shans ta kthejë Shqipërinë mbrapa

Ministri i Brendshëm: Dhuna s’ka asnjë shans ta kthejë Shqipërinë mbrapa

Futsall, Kosova fiton në Tbilisi

Futsall, Kosova fiton në Tbilisi

Mision kërkim-shpëtimi në Ferizaj, ekipet e SHKKSH-së nisen në aksion

Mision kërkim-shpëtimi në Ferizaj, ekipet e SHKKSH-së nisen në aksion

Publikohen për herë të parë pamje nga burgu në Hagë i Gjykatës Speciale ku mbahen Thaçi dhe të tjerët

Tahiri propozon tri prioritete për Komisionin për Legjislacion, kërkon edhe shqyrtimin e një gjykate kundër korrupsionit

Dukagjini triumfon minimalisht ndaj Vushtrrisë

Dukagjini triumfon minimalisht ndaj Vushtrrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën