TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

TRUST-i drejtë rimëkëmbjes pas disfatës së 90 milionëve

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Lufta në Ukrainë prek edhe Trustin, humbin 90 milionë euro

Pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, është bërë e qartë se Qeveria dhe partia në pushtet janë kundër tërheqjes së një pjesë të parave nga Trust-i.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – si partia më e madhe opozitare ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale. Kësaj nisme i janë bashkuar edhe partitë tjera opozitare, duke konsideruar se mirëqenia e qytetarëve është cenuar dukshëm pas rritjes së inflacionit në muajit e fundit.

Para disa ditësh, Trusti njoftoi se ka pësuar humbje milionëshe nga investimet në tregjet e jashtme, pas fillimit të krizës në tregjet ndërkombëtare financiare pas pushtimit rus në Ukrainë.

Gjithsej 90 milionë euro ishte shuma që Trusti lajmëroi se ka humbur nga investimet në tregjet e jashtme, vetëm në 7 ditët e para të fillimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Mirëpo, sipas të dhënave më të fundit nga tregjet e jashtme, Trusti ka arritur të rikthej nga fitimet rreth 60 milionë euro fitim.

Me 13 prill 2022, Trusti ka deklaruar se ka nën menaxhim 2, 340, 383,190 euro derisa më 25 shkurt kishte deklaruar se ka 2, 286, 571.013 euro.

Fondi pensional e kishte mbyllur vitin 2021, me një buxhet fiks në vlerë prej 2, 353, 174, 911 euro.

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.

Për shkak të situatës së rëndë ekonomike, deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së më 9 mars ka dorëzuar në Kuvend Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.

Ky projektligj pritet t’i dërgohet Kryesisë së Kuvendit për futje në rend dite për shqyrtim.

Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.

Ata që kanë deri 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind.

Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se nuk e sheh si zgjidhje të problemit, lejimin e tërheqjes së parave nga Trusti pensional.Kurti ka thënë se me Pakon e Ringjalljes Ekonomike, vetëm zbutet kriza në Kosovë.

“Ne e kemi thënë edhe shumë më herët, edhe kur ishim në opozitë edhe tani. Me pakon e ringjalljes ekonomike, ne e zbusim krizën. Nuk konsideromë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm, ta zgjidhim problemin”, tha Kurti.

“E keni parë që edhe dy ekspertë të njohur të Fondit Monetar Ndërkombëtar e kanë dhënë vlerësimin e tyre se një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”.

Fondi i Kursimeve Pensionale ka mbi 700 mijë kontributpagues.

Aktualisht, 78 për qind e mjeteve janë të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare dhe rreth 22 për qind në Kosovë, shkruan Periskopi.

Kontributpaguesit, 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, të fituar gjatë kohës sa kanë punuar, e kishin tërhequr në vitin 2020.

Nga Trusti ishin tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontributpagues. Tërheqja ishte bërë pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kapetanoviq: Evropa s’mund t’i lejojë vetes çështje të papërfunduara në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor

Kapetanoviq: Evropa s’mund t’i lejojë vetes çështje të papërfunduara në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor

Koci paralajmëron qytetarët që udhëtojnë në Serbi: Kujdes me postimet në rrjetet sociale

Koci paralajmëron qytetarët që udhëtojnë në Serbi: Kujdes me postimet në rrjetet sociale

Përfundon festa e serbëve për Vidovdanin në Gazimestan

Përfundon festa e serbëve për Vidovdanin në Gazimestan

KRU “Prishtina” zbulon katër lidhje ilegale në Hajvali brenda pak orësh

Eurodeputeti holandez: Vuçiq po përdor taktikën e autokratëve për të qëndruar në pushtet

Avokati i popullit në Maqedoni lobon pro studentëve, kërkon test shqip në provimin e Jurisprudencës

Avokati i popullit në Maqedoni lobon pro studentëve, kërkon test shqip në provimin e Jurisprudencës

Përfundon festa e serbëve për Vidovdanin në Gazimestan

Përfundon festa e serbëve për Vidovdanin në Gazimestan

KRU “Prishtina” zbulon katër lidhje ilegale në Hajvali brenda pak orësh

KRU “Prishtina” zbulon katër lidhje ilegale në Hajvali brenda pak orësh

IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën