TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Komuna e Prishtinës dhe shoqatat e luftës nderojnë të rënët për liri

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​Komuna e Prishtinës dhe shoqatat e luftës nderojnë të rënët për liri

Dëshmorët e Komunës së Prishtinës janë nderuar sot edhe në një akademi përkujtimore të organizuar nga Shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e “Ditëve të Krenarisë”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se është për tu përmendur fakti se sot, në ditën kur kujtohen dëshmorët e lirisë përkon edhe dita ndërkombëtare e monumenteve.

Ai tha se me këtë rast, Prishtina po shënon edhe ditën e monumenteve të saj, të cilat siç tha ai, kanë të ndryshme datën e lindjes, por kauzë të përbahskët lirinë.

“Rastisë që 18 prilli dita kur Prishtina kujton dhe nderon dëshmorët e lirisë nga rajoni i saj të jetë në rrafshin global edhe dita ndërkombëtare e monumenteve. Mua ky përkim më duket tepër i bukur për të qenë thjesht rastësor sepse varret e dëshmorëve që vizituam sot në mëngjes t’i shndërrojnë menjëherë në monumente, shtatoren e Zahir Pajazitit, po ashtu dhe emrin e secilit dëshmor të luftës sonë për liri ma bënë monumental. Prandaj, sot, mund të themi se sot Prishtina po e shënon edhe ditën e monumenteve të saj, të monumenteve me emër dhe mbiemër e me datë të lindjes të ndryshme secili por me një kauzë të madhe të ndarë nga të gjithë, kauzën për me mbrojtë me jetë atë që është më sublimja, lirinë”, tha Rama.

I pari i Prishtinës theksoi se sot bëhen një me familjarët e dëshmorëve.

“Bëhemi në këtë ditë një me familjarët me i kujtu dhe me i nderu dëshmorët e Prishtinës të rënë në luftën për liri. Me këtë ju përcjellim një copë nga historia jonë e re brezave të lindur në këtë mijëvjeçar të ri që nuk kanë njohur në jetën e tyre realitet tjetër përveç Kosovës së lirë. Kështu ata mësojnë për rrugën e përshkruar për me ardh sot këtu, njohin më mirë vetën, dinë se nga vinë dhe se kush janë”, shtoi Rama.

Naser Pacolli nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve tha se dëshmorët do të mbeten pishtarë të kombit.

Ai kërkoi nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama që të shndërrohet në model duke ua kthyer respektin dhe mirënjohjen të rënëve për liri.

“Fatkeqësisht, pas 23 viteve çlirim, po mbetemi kokulur para monumenteve e varreve të tyre, që kanë mbetur në mëshirën e natyrës dhe të paprekur me përkushtimin serioz nga institucionet tona. Familjet e tyre, kanë mbetur peng i mundësisë dhe rrjedhimisht pjesa kryesore e tyre në aspektin ekonomik vetëm po mbijetojnë… Institucionet vetëm po vlerësojnë kontributet dhe lavditë në teori por duhet t’i kuptojmë edhe vështirësitë në jetën e tyre dhe të veprojmë praktikisht, të paktën në mirëqenien jetësore, punësim, shkollim, banim. I nderuar kryetar i komunës, z. Përparim Rama, e keni kohën, shansin dhe mundësinë, të mbeteni model i trajtimit serioz dhe t’i jepni fund këtyre dukurive që janë grumbulluar ndër vite e që deri më tani vetëm mirënjohje e respekt nuk kishin”, tha ai./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kapetanoviq: Evropa s’mund t’i lejojë vetes çështje të papërfunduara në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor

Kapetanoviq: Evropa s’mund t’i lejojë vetes çështje të papërfunduara në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor

Koci paralajmëron qytetarët që udhëtojnë në Serbi: Kujdes me postimet në rrjetet sociale

Koci paralajmëron qytetarët që udhëtojnë në Serbi: Kujdes me postimet në rrjetet sociale

Përfundon festa e serbëve për Vidovdanin në Gazimestan

Përfundon festa e serbëve për Vidovdanin në Gazimestan

KRU “Prishtina” zbulon katër lidhje ilegale në Hajvali brenda pak orësh

Eurodeputeti holandez: Vuçiq po përdor taktikën e autokratëve për të qëndruar në pushtet

Avokati i popullit në Maqedoni lobon pro studentëve, kërkon test shqip në provimin e Jurisprudencës

Avokati i popullit në Maqedoni lobon pro studentëve, kërkon test shqip në provimin e Jurisprudencës

Përfundon festa e serbëve për Vidovdanin në Gazimestan

Përfundon festa e serbëve për Vidovdanin në Gazimestan

KRU “Prishtina” zbulon katër lidhje ilegale në Hajvali brenda pak orësh

KRU “Prishtina” zbulon katër lidhje ilegale në Hajvali brenda pak orësh

IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën