TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

DW: Kosova e bën përgjegjës Beogradin për dështimin e votimeve në veri

Nisma për largimin e kryetarëve shqiptarë të komunave në veri të Kosovës dështoi pasi nuk u arrit numri i mjaftueshëm i votave pas bojkotimit nga serbët. Reagimet ndërkombëtare shprehen me zhgënjim për bojkotin.

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
DW: Kosova e bën përgjegjës Beogradin për dështimin e votimeve në veri

Vetëm disa qindra qytetarë serbë, nga rreth 45 mijë me të drejtë vote, morën pjesë në referendumin në katër komunat në veri të Kosovës që për synim kishte largimin e kryetarëve shqiptarë. Por pas thirrjes së Listës Srpska për bojkot, serbët e veriut e bojkotuan pothuaj tërësisht referendumin dhe KQZ pas mbylljes së vendvotimeve e shpalli atë të dështuar.

“Andaj konstatojmë se iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve të komunave Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut ka dështuar”, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Lista Srpska në muajin janar të këtij viti kishte marrë pjesë në mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e referendumit në Mitrovicë të Veriut, Zveҫan, Leposaviq dhe Zubin Potok, por vetëm disa ditë para referendumit të së dielës, ajo bëri thirrje për bojkot, thirrje kjo që u dëgjua nga serbët.

Kosova bën përgjegjëse presionin e Beogradit për dështimin e votimeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas dështimit të referendumit, tha se Kosova i dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t’i largojnë kryetarët aktualë dhe t’i zgjedhin kryetarët e rinj, por qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. “Për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale. Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiqi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë”, shkroi Presidentja në profilin e saj social. Presidentja Vjosa Osmani, shkroi më tej se “me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe masat kundër Kosovës të hiqen menjëherë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ana e tij, tha se “rezultatet e votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe, tregojnë se nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktualë”. “20% të votave të mbledhura nga Lista Serbe për peticionin, për të iniciuar këtë proces, nuk rezultuan më shumë se aq. Serbia e ka parë që mund t’i mbledhë 20% por jo edhe 50%”, shkroi kryeministri.

Reagime pas dështimit të votimeve në veri pati edhe nga SHBA. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shprehën keqardhje për vendimin e Listës Serbe dhe figurave tjera politike serbe në Kosovë, që nuk morën pjesë në procesin e votimit për largimin ose jo të kryetarëve shqiptarë nga katër komunat në veri të Kosovës. “Përmes pjesëmarrjes në votim, serbët kanë mundur të avancojnë në demokraci efektive dhe përfaqësuese. Pjesëmarrja demokratike ndihmon që udhëheqësit të jenë përfaqësues të popullatave, të cilave u shërbejnë. Votimi është e drejtë kyçe në shoqëritë demokratike”, tha ambasada amerikane në reagimin e saj.

Lista Srpska përshëndet unitetin mes serbëve

Partia më e madhe e serbëve, Lista Srpska që e ka mbështetjen e Beogradit, tha pas mbylljes së vendvotimeve, “të dielën është treguar shkallë e lartë e unitetit të popullit serb”.”Më 21 prill është dëshmuar se nuk janë Lista Serbe dhe Serbia që po frikësojnë serbët, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe njësitë e tij ilegale parapolicore, që kanë rezultuar me rrugë të zbrazëta në veri”,  thuhet në një komunikatë të Srpska-as.

Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviçi dhe Zveçani, aktualisht udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit të vitit të shkuar, zgjedhje këto të cilat u bojkotuan nga partitë politike serbe. Aktualisht është e paqartë se çfarë do të ndodhë pas dështimit të referendumit të datës 21 prill, meqë një i till, nuk mund të organizohet më para se të kenë kaluar 12 muaj të plotë.

 

 

Tags: beogradiKosovaprocesi i votimit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes një 58-vjeçar në aksident trafiku në Suharekë, bashkëshortja në gjendje të rëndë

Qorrolli përfaqëson Kosovën në takimin e nivelit të lartë të “Justice Action Coalition” në Madrid

Qorrolli përfaqëson Kosovën në takimin e nivelit të lartë të “Justice Action Coalition” në Madrid

Behrami: Në Mitrovicën e Jugut nuk ka vend për rinumërim por për hetim, aty është kryer krim elektoral

Behrami: Në Mitrovicën e Jugut nuk ka vend për rinumërim por për hetim, aty është kryer krim elektoral

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

Andorra i sjell fat Shqipërisë, kuqezinjtë një hap larg kualifikimit në “Play-Off”

Andorra i sjell fat Shqipërisë, kuqezinjtë një hap larg kualifikimit në “Play-Off”

Vdes një 58-vjeçar në aksident trafiku në Suharekë, bashkëshortja në gjendje të rëndë

Xhudistët më të mirë të Kosovës, kthehen në gara

Xhudistët më të mirë të Kosovës, kthehen në gara

Euroliga: Real Madridi dorëzohet në Valencia

Euroliga: Real Madridi dorëzohet në Valencia

“All Star Game 2026” do të jetë SHBA kundër botës, turneu do të luhet mes tre skuadrash

“All Star Game 2026” do të jetë SHBA kundër botës, turneu do të luhet mes tre skuadrash

Trump i kërkon presidentit izraelit të fal Netanyahun

Trump i kërkon presidentit izraelit të fal Netanyahun

Gjermania kontakton zyrtarisht Manuel Neuerin për ta rikthyer në Kombëtare

Gjermania kontakton zyrtarisht Manuel Neuerin për ta rikthyer në Kombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën