Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri AK-47,disa karikatorë,një sasi e municionit dhe një elektroshok në tavanin e një shtëpie në Zveçan.
Sipas komunikatës pas marrjes së informacioneve të dielën paradite, është realizuar një operacion ku janë gjetur armët.
“Policia e Kosovës, me datën 21.04.2024 rreth orës 10:30, si rezultat i angazhimeve të saja ka pranuar një informacion se në Zveçanin e Vogël, në një shtëpi dyshohet për armë ilegale. Sipas detyrës zyrtare është njoftuar prokurori kujdestar, me autorizim të të cilit zyrtarët policorë sipas procedurave të parapara kanë realizuar një operacion të kontrollit të një shtëpie, në tavanin e së cilës janë gjeture dhe konfiskuar dy armë zjarri AK-47,disa karikatorë,një sasi e municionit dhe një elektroshok”, thuhet në komunikatë, përcjell teve1.info
Sipas PK-së, shtëpia ku janë gjetur armët është një qytetari serb i cili dyshohet se gjendet në Serbi. Rasti sipas policisë nuk ka të bëjë me votimit për shkarkimin e kryetarëve në veri i cili po zhvillohet sot.
“Policia e Kosovës posedon informacione lidhur me personin e dyshuar mashkull serb të cilit i përket shtëpia e banimit,e i cili dyshohet se gjendet në Serbi. Vlen të potencohet se ky rast nuk ndërlidhet me procesin e votimit, për apo kundër largimit nga funksioni i Kryetarëve të Komunave të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit”, thuhet në komunikatë.