Drita e Gjilanit e ka fituar Kupën e Kosovës në volejboll në konkurrencë të femrave.
Në finalen e luajtur të dielën mbrëma në Prishtinë, Drita e mposhti skuadrën ferizajase, Fer Volley. Madje këtë e arriti duke përmbysur rezultatit. Fer Volley fitoi dy setat e parë, ndërsa më pas rezultati u barazuar në 2:2 në sete. Në setin vendimtar, Drita fitoi 15:13 për ta fituar trofeun e vlefshëm.