TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Njohësit e sigurisë i shohin si kërcënim stërvitjet e Serbisë afër kufirit

Ushtria e Serbisë ka filluar sot stërvitjen tre ditore “Vihor2024” në Peshter të Sanxhakut, 30 kilometra larg kufirit të Kosovës. Këto stërvitje ushtarake, kryeministri Albin Kurti i ka quajtur provokim dhe faktor destabilizues në Ballkan. E në anën, njohësit e sigurisë këto ushtrime të ushtrisë serbe, po i vlerësojnë si kërcënim direkt për Kosovën.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Njohësit e sigurisë i shohin si kërcënim stërvitjet e Serbisë afër kufirit

Me pajisje të rënda ushtarake, filluan edhe gjuajtjet.

Kështu të premten ushtria serbe filloi stërvitje ushtarake “Vihor 2024” në Peshter të Sanxhakut, i cili gjendet 30 kilometra larg kufirit të Kosovës.

Në këto stërvitje që zgjasin deri më 21 prill, do të përdoren artileri të rënda ushtarake, dronë kamikaz e gjuajtje nga snajperistët dhe tanket serbe.

Por për këto ushtrime të ushtrisë serbe, kryeministri Albin Kurti po akuzon presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si destabilizues të Ballkanit Perëndimor.

“Kjo është edhe një dëshmi se Serbia është autoriteti, instanca e faktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcënim për republikën tonë të cilën ata nuk e njohin. Meqenëse jemi këtu me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Insfrastrukturës, mund të themi se këto ushtrime paraqesin edhe ndotjen më të madhe të ajrit e të tokës në Sanxhak”, tha kryeministri Kurti.

E njohësit e sigurisë në vend, përveç se i shohin si kërcënim direkt për Republikën këto veprime të Vuçiqit, thonë se janë për konsum të brendshëm.

Sipas ish-gjeneralit Kadri Kastrati, presidenti serb po dëshiron ta tregojë forcën ushtarake.

“Ka të bëjë me një kërcënim direkt për Republikën e Kosovës apo të tregojë fuqinë e vetë, forcën se Serbia ka një ushtri e cila faktikisht është më e fuqishmja këtu në rajon. Dhe po dalin ato kërcënimet e presidentit Vuçiq, i cili ka kërcënuar direkt Kosovën por edhe rajonin që Serbia do të vepron sipas planeve të tyre për të ngritur tensione dhe për konsum të brendshëm politik”, thha ish-gjenerali.

Për t’i përcjellur këto ushtrime të ushtrisë serbe, u ftua edhe komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutas.

E ish koloneli i Forcës së Sigurisë, Afrim Veseli, thotë se pjesëmarrja e tij në këtë ushtrim, është në të mirën e Kosovës.

“Ushtrimi që është duke u mbajtur në fushën e Peshterit, kanë thirr edhe komandantin e KFOR-it, për t’i ikur kritikave të bashkësisë ndërkombëtare ka ndodhur kjo ftesë, mirëpo gjenerali turk, gjenerali i KFOR-it me shumë profesionalizëm ka pranuar ftesën dhe ka shkuar, sepse unë e di që çdo ushtarë i Republikës së Turqisë është i gatshëm të luftoj dhe të vdes për Kosovën”, tha Veseli.

Pas përfundimit të gjuajtjeve në poligone të ndryshme, Vuçiq tha se nga ky ushtrim, ushtria e tij do të forcohet edhe më shumë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hazriri për kërkesën për dorëheqjen e Abdixhikut: S’na ka zënë në befasi, është kërkesë politike

Hazriri për kërkesën për dorëheqjen e Abdixhikut: S’na ka zënë në befasi, është kërkesë politike

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku reagon pasi ju kërkuar dorëheqja: Kërkesa të koordinuara nga kryetarët e degëve

Degët e LDK-së në Pejë dhe Lipjan kërkojnë dorëheqjen e Abdixhikut

Degët e LDK-së në Pejë dhe Lipjan kërkojnë dorëheqjen e Abdixhikut

Përfundon numërimi votave për subjektet politike, LVV afër thyerjes së rekordit të vitit 2021

Çështja e Presidentit, Kurti thotë se po presin certifikimin e rezultateve

Hazriri për kërkesën për dorëheqjen e Abdixhikut: S’na ka zënë në befasi, është kërkesë politike

Hazriri për kërkesën për dorëheqjen e Abdixhikut: S’na ka zënë në befasi, është kërkesë politike

Portugalia fiton bindshëm ndaj Uzbekistanin

Portugalia fiton bindshëm ndaj Uzbekistanin

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku reagon pasi ju kërkuar dorëheqja: Kërkesa të koordinuara nga kryetarët e degëve

Degët e LDK-së në Pejë dhe Lipjan kërkojnë dorëheqjen e Abdixhikut

Degët e LDK-së në Pejë dhe Lipjan kërkojnë dorëheqjen e Abdixhikut

Përfundon numërimi votave për subjektet politike, LVV afër thyerjes së rekordit të vitit 2021

Çështja e Presidentit, Kurti thotë se po presin certifikimin e rezultateve

Afër 30 vite punë, shërbyesit civilë me 550 euro pagë – kërkojnë rritje

Afër 30 vite punë, shërbyesit civilë me 550 euro pagë – kërkojnë rritje

40-vjetorit i revistës “Dituria Islame”, mbledh personalitetet e njohura të vendit

40-vjetorit i revistës “Dituria Islame”, mbledh personalitetet e njohura të vendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën