TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bislimi mori pjesë në inaugurimin e Qendrës për studentët me nevoja të veçanta në UP

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Bislimi mori pjesë në inaugurimin e Qendrës për studentët me nevoja të veçanta në UP

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në inaugurimin e Qendrës për studentët me nevoja të veçanta, në Universitetin e Prishtinës.

Sipas komunikatës për medie të Qeverisë, në fjalën e tij përgjatë ngjarjes, Bislimi tha se hapja e kësaj qendre shënon një hap të rëndësishëm drejt një arsimi gjithëpërfshirës për studentët në sistemin tonë edukativ.

“Bashkë me partnerët tanë, jemi përkushtuar që ky projekt të bëhet pjesë e përpjekjeve tona për të përmbushur kërkesat dhe nevojat arsimore të të gjithë studentëve, duke rritur po ashtu hapësirat e barazisë në ambientet tona akademike dhe në të njëjtën kohë duke siguruar shërbime cilësore dhe të domosdoshme”, u shpreh ai.

Zëvendëskryeministri shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur të krijojë ambient të përshtatshëm dhe mbështetës për studentët me nevoja të veçanta, andaj dhe kjo qendër është një burim i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve arsimore dhe për një përgatitje sa më të mirë të studentëve, për një të ardhme të tyre të suksesshme kudo që ata vendosin të angazhohen.

“Tani që po përpiqemi të ndërtojmë një shoqëri më të mirë dhe më të përfshirë në Kosovë, është shumë me rëndësi që shkollat të ofrojnë mundësi të barabarta për secilin prej nesh. Secili student duhet të ketë mbështetjen e nevojshme, në mënyrë që të zhvillojmë potencialin e tyre dhe për të kontribuar në të ardhmen e vendit tonë”, tha zëvendëskryeministri, thuhet në komunikatë.

Projekti është financuar nga UNDP, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK), si dhe me mbështetje nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe nga Oda Ekonomike Amerikane.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën