TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deputetja Murtezi: Jemi të gatshëm si Kuvend të ashpërsojmë dënimet me ligj

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Deputetja Murtezi: Jemi të gatshëm si Kuvend të ashpërsojmë dënimet me ligj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Labinotë Demi-Murtezi, tha se deputetët e Kuvendit janë të gatshëm të punojnë në ashpërsimin e dënimeve me ligj, raporton teve1.info

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Demi-Murtezi tha se trajtimet e veprave të tilla deri më tani kanë treguar se nuk e kanë dhënë rezultatin e duhur.

“Si deputete e Kuvendit të Kosovës dhe konsideroj që edhe deputetët e tjerë janë të një mendimi, ne jemi të gatshëm që të promovojmë sa më shumë punën tonë duke u shërbyer qytetarëve me ligje sa më të rrepta në kuptimin e ashpërsimit të dënimit të rasteve që kryejnë vepra të tilla ngase trajtimet e deritanishme nuk e kanë dhënë rezultatin e duhur, pa i përgjithësuar të gjitha rastet, por secili po vjen më i dhimbshëm se tjetri”, tha ajo.

Deputetja e kujtoi rastin e vrasjes së Marigona Osmanit vite më parë nga bashkëshorti, për të cilin tha se ka qenë lëndim i shumëfishtë pezullimi i dënimit nga shkalla e dytë e gjykatës.

“Po e përmend këtu rastin e Marigonës e cila përveç që është vrarë, është keqtrajtuar në mënyra të tmerrshme dhe kur vrasësi i saj pasi është dëshmuar për të gjitha veprat, i është pezulluar dënimi i shqiptuar, kjo ka qenë lëndim i shumëfishtë për familjen e shoqërinë dhe këto gra e vajza që po e humbin padrejtësisht jetën e tyre. Andaj mbetemi të përkushtuar si legjislativ, si Kuvend i Kosovës që të bëjmë ligje sa më të mira, sa herë që ato i kërkon sistemi i drejtësisë. Si anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut sot në takimin e rregullt që e kemi pas të planifikuar më herët, kemi diskutuar dhe jemi të gatshëm që të në koordinim në javën e ardhshme të mbajmë një takim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ministrinë e Drejtësisë, të shohim bashkë se çfarë mund të bëjmë bashkë si institucione relevante në këtë drejtim”, tha Murtezi.

Ndërsa e pyetur se pse nuk janë marrë masa më herët nga shteti, Demi-Murtezi tha se bazuar në ligjet në fuqi, masat janë marrë në të gjitha rastet e trajtuara në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, mirëpo sipas saj këto ligje po shihet se nuk po kanë efekt të duhur.

“Sa herë që kemi diskutu çështje të tilla në Komision, përgjigja ka qenë se na kanë lajmëruar në kohë reale, kemi vepruar në kohë reale, i është dhënë masa e arrestit shtëpiak, i është dhënë masa e paraburgimit, masa me gjobë 1 vjet e dy,etj. Sa i përket afateve të përcaktuara gjithçka ka qenë në rregull, mirëpo rastet po shkojnë duke u rritë, prandaj është domosdoshmëri që të gjithë akterët e shoqërisë bashkë të ndjejnë përgjegjësi dhe të merremi si institucione sepse kjo po bëhet kafshatë e pakapërdieshme për shoqërinë dhe veçanërisht ne që jemi gra, jemi nëna. Unë sot sikur e kam haram të jem afër fëmijëve të mi kur e di se sot tre fëmijë të tjerë në Pejë janë pa nënën e tyre dhe kam frikë se do të ndodhin edhe raste të tjera”, u shpreh ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Të shtëna me armë një Lipjan, plagoset një person

LVV shton një ulëse në Kuvend nga numërimi i votave të para të diasporës

LVV shton një ulëse në Kuvend nga numërimi i votave të para të diasporës

Maloku: Është e hapur mundësia edhe për një koalicion LVV-Aleanca

Maloku: Është e hapur mundësia edhe për një koalicion LVV-Aleanca

Auto Draft

“O Zot kish me ardh një plumb me më rrokë”- 27 vjet që nga vrasja e Besmira Hajdarit

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Të shtëna me armë një Lipjan, plagoset një person

LVV shton një ulëse në Kuvend nga numërimi i votave të para të diasporës

LVV shton një ulëse në Kuvend nga numërimi i votave të para të diasporës

Maloku: Është e hapur mundësia edhe për një koalicion LVV-Aleanca

Maloku: Është e hapur mundësia edhe për një koalicion LVV-Aleanca

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit, thotë se marrëveshja është pranë finalizimit

Auto Draft

“O Zot kish me ardh një plumb me më rrokë”- 27 vjet që nga vrasja e Besmira Hajdarit

Fillon publikimi i rezultate nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Fillon publikimi i rezultate nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Smajljaj: Qytetarët me votë refuzuan të gjitha partitë politike

Smajljaj: Qytetarët me votë refuzuan të gjitha partitë politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën