TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Begaj: Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e mirë e Kosovës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Begaj: Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e mirë e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e mirë e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Begaj ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë vëllazërore, e se të dyja shtetet duhet të angazhohen sa më shumë “për popullin tonë”.

Ai ka shtuar se pret një votim të suksesshëm në Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës, të martën.

“Është gjithmonë kënaqësi të jem në Kosovë siç e them shpesh në shtëpinë time të dytë. Është kënaqësi të marr pjesë në forumin e rëndësishëm të grave për paqe e siguri. Ne duhet të mësojmë nga historia, duhet ta vlerësojmë mirë atë sepse përveç jetëve të humbura që duhet të nderojmë, duhet të nderojmë edhe ata njerëz që janë dhunuar gjatë asaj kohe dhe kush më shumë se sa gratë e kanë ndjerë këtë lloj dhunimi dhe mendoj që dhuna është e papranueshme e pajustifikueshme në çfarë do forme duhet dënuar duhet të mos arkivohet dhe duhet asnjëherë mos të përsëritet natyrisht”, ka thënë Begaj.

Ai ka folur edhe për rrugën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Jam shumë me shpresë që nesër do të kemi një votim të suksesshëm në Këshillin e Evropës dhe kjo do të na japi akoma më shumë frymëzim për të bërë punë më të mira për të ardhmen. Dëshiroj shumë që bashkëpunimi ynë të vazhdoj, kuptohet që duhet të respektojmë njëri tjetrin të dëgjojmë njëri tjetrin dhe patjetër të marrim këshilla dhe ti dëgjojmë ndërkombëtarët”, ka thënë Begaj.

Ndërkohë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova po përballet me një sfidë të re, atë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, prandaj është e bekuar që në çdo hap të këtij proceset ta ketë përkrahjen e Republikës së Shqipërisë.

“Kurrë nuk është e tepërt që në emër të popullit të Kosovës të shpreh mirënjohje të thellë për gjithçka që Shqipëria ka bërë dhe po vazhdon të bëjë për Republikën tonë edhe në kohë të vështira. Përderisa kemi festuar të arriturat tona në historinë tonë këto ditë siç e dini Kosova po përballet me një sfidë të re është përpjekja për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Siç e thashë dhe me mbi të gjitha kjo është kauzë për më shumë të drejta të njeriut për të gjithë qytetarët tanë pa dallim etnie religjioni. Prandaj jemi të bekuar se në çdo hap të këtij procesi kemi pasur përkrahjen e fuqishme të Republikës së Shqipërisë për çka edhe njëherë ju falënderoj. Përderisa ne po flasim deputetët e Republikës së Shqipërisë dhe ata Republikës së Kosovës janë duke lobuar fuqishëm tek gjithë homologët e tyre në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës me shpresën që nesër do të jemi të suksesshëm në këtë votim. Së bashku me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama dhe të gjithë liderët të sigurojmë që Kosova ta ketë përkrahjen e nevojshme në këtë organizatë. Siç e dini synimi ynë është integrimi i plotë në strukturat euroatlantike. Në këtë rrugë natyrisht do të ndjekim edhe shembullin e Shqipërisë anëtare e suksesshme e NATO-s, me një mandat tashmë jashtëzakonisht të suksesshëm edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Osmani./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

​Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

​Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

Ambasada gjermane uron Kurtin: Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Ambasada gjermane uron Kurtin: Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Kamberi uron Kurtin për mandatin e ri, kërkon fokus në Luginën e Preshevës

Shkodra: Gjykata Kushtetuese nuk dha zgjidhje për ngërçin

Nga Qeveria Kurti 3 presim rezultatet, jo narrativa

Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

​Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

​Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

Ambasada gjermane uron Kurtin: Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Ambasada gjermane uron Kurtin: Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Kamberi uron Kurtin për mandatin e ri, kërkon fokus në Luginën e Preshevës

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së në Serbi, Koci: Iu gjet kartela e veteranit

 Koci nga Beogradi: Kam informata se jam i rrezikuar, Mit’hat Llozhani nuk është në gjendje të mirë

KB Peja njofton për ndryshime në kryesi, si pasojë e konfliktit me tifozët

KB Peja njofton për ndryshime në kryesi, si pasojë e konfliktit me tifozët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën