TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Izraeli zotohet se do të vazhdojë ofensivën në Gazë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Izraeli zotohet se do të vazhdojë ofensivën në Gazë

Izraeli ka kryer dhjetëra sulme ajrore në Gazë gjatë natës, tha Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 15 prill, përderisa ushtria izraelite tha se nuk do të shpërqendrohet nga lufta pas sulmit të paprecedent të Iranit që ka rritur frikën për një konflikt më të gjerë.

Fuqitë botërore kanë bërë thirrje për përmbajtje pasi Irani më 13 prill lëshoi mbi 300 dronë dhe raketa ndaj Izraelit, edhe pse ushtria izraelite tha se shumica e tyre janë shkatërruar.

Sulmi i parë direkt i Teheranit ndaj Izraelit, në kundërpërgjigje ndaj një sulmi vdekjeprurës në Damask më herët gjatë këtij muaji, pas muajsh të dhunës në mbarë rajonin ku janë përfshirë bashkëpunëtorët e Iranit, të cilët kanë thënë se po veprojnë në mbështetje të palestinezëve për shkak të luftës Izrael-Hamas në Rripin e Gazës.

“Edhe nën sulmin nga Irani, ne nuk jemi shpërqendruar për asnjë moment nga misioni ynë thelbësor në Gazë për të shpëtuar pengjet tanë nga duart e bashkëpunëtorit të Iranit, Hamasit”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, admirali Daniel Hagari.

Përderisa ndërmjetësit po synojnë të arrijnë një marrëveshje për ndaljen e luftimeve, që u nxitën nga sulmi i Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit, ky i fundit po planifikon të dërgojë trupat në Rafah, në jug të Gazës, ku është strehuar shumica e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës, shkruan REL.

“Hamasi ende po mban pengjet tona në Gazë”, tha Hagari, duke shtuar se janë afër 130 persona, përfshirë 34 pengje që besohet se kanë vdekur. Izraeli sërish u zotua se do të kthejë të gjitha pengjet në shtëpi.

Si pasojë e sulmit të Hamasit në Izrael janë vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë. Ndërkaq, nga ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit në Gazë janë vrarë më shumë se 33.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Tags: GazëHamasiIzrael
ShareTweet

Postime të ngjashme

Krim në Kavajë, konflikti mes dy vëllezërve përfundon me vrasje

Krim në Kavajë, konflikti mes dy vëllezërve përfundon me vrasje

Presidenti i Shqipërisë sot në Kosovë

Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve

Danjela Sahat: Ndihem e lehtësuar që kanë nisur hetimet për vrasjen e vëllait tim nga snajperistët serbë në Bosnje

Danjela Sahat: Ndihem e lehtësuar që kanë nisur hetimet për vrasjen e vëllait tim nga snajperistët serbë në Bosnje

Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

Petritsch me mesazh për Kosovën: Duhet të jeni ofrues sigurie

Petritsch me mesazh për Kosovën: Duhet të jeni ofrues sigurie

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Gruaja dërgohet në emergjencë pas dhunës në familje, arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj

Komandanti i Forcave Aleate për Evropë diskuton në Romë për Kosovën

Komandanti i Forcave Aleate për Evropë diskuton në Romë për Kosovën

Nisin sot punimet për sanimin e dëmtimeve në kyçjen e Mazgitit, priten kufizime në qarkullim

Nisin sot punimet për sanimin e dëmtimeve në kyçjen e Mazgitit, priten kufizime në qarkullim

E shtuna me temperatura deri në 37°C

E enjte me temperatura deri në 32 gradë Celsius

Xhaka siguron fazën eliminimit direkt në Botëror me Zvicrën

Xhaka siguron fazën eliminimit direkt në Botëror me Zvicrën

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Një person ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë, arrestohet në Prishtinë edhe i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën