TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Aksion i madh i antidrogës në Prishtinë, arrestohen tre persona, kapen me drogë dhe armë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Aksion i madh i antidrogës në Prishtinë, arrestohen tre persona, kapen me drogë dhe armë

Policia e Kosovës me njësitet e saj të antidrogës mbrëmë në orët e vona dhe gjatë kanë planifikuar dhe realizuar një operacion taktik antidrogë në Prishtinë, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar, si dhe janë gjetur dhe sekuestruar drogë, armë, para, telefona dhe dëshmi tjera relevante për organet e drejtësisë.

Policia ka marrë informacione se në rrugën “Fehmi”Agani” në Prishtinë persona të dyshuar janë duke u marrë me shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme dhe shitjen po e bëjnë kryesisht në nivelin e shpërndarjes lokale-shtigjeve të ndryshme.

“Një parking është ndaluar i dyshuari i parë me iniciale (T.T; data e lindjes: 02.09.1991), i cili është prezantuar me dokument identifikimi të falsifikuar me emër tjetër me iniciale (L.G; data e lindjes:01.06.1992) dokument i lëshuar nga një shtet tjetër dhe gjatë kontrollit të tij i janë gjetur 650 euro para të gatshme në valuta të ndryshme dhe dy telefona celular”, thuhet në njoftim.

Në vazhdën e realizimit të operacionit , policia thotë se në të njëjtin parking është identifikuar dhe ndaluar i dyshuari i dytë me iniciale N.G., 24-vjeçar, ku  gjatë kontrollit i janë gjetur 75 euro para te gatshme, një telefon celular dhe çelësat e një banese.

Ndërkohë është arrestuar edhe i dyshuari i tretë, me iniciale D.G., 24-vjeçar, ku gjatë kontrollit të automjetit në derën e saj nga ana e shoferit janë gjetur dy qese të mbushura me kërpudha të dyshuara narkotike me peshë 3.9 gram .

Lidhur me operacionin është njoftuar Prokurori dhe në konsultim me të, është proceduar dhe ka vazhduar operacioni i bastisjes dhe kontrollit në Rr.”Fehmi Agani” në banesën e të dyshuarit me iniciale T.T., e cila dyshohet se ka qenë në shfrytëzim nga tre të dyshuarit e lartpërmendur me iniciale.

Gjatë realizimit të kontrollit në banesë janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë materiale si:

  • 19 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kërpudha me peshë totale: 38.9 gram;
  • 5 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit TUSI (drogë e re) me peshë totale: 26.6 gram;
  • 19 qese me 518 tableta në formë dhe ngjyra të ndryshme të dyshuara për narkotik të llojit EXTAZY me peshë: 245.9 gram;
  • 7 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë: 502.4 gram;
  • 1 cigare e mbështjellë me narkotik të llojit Marihuanë me peshë: 0.7gram;
  • 24 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit KETAMINË me peshë totale: 764.3 gram;
  • 9 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit MDMA me peshë: 228.1 gram;
  • 7 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit SPEED me peshë: 118.1gram;
  • 47 tableta të dyshuara për narkotik të llojit LSD;
  • 28 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit KOKAINË me peshë totale: 15.2 gram;
  • 1 paketim me substancë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë: 61.2 gram;
  • 97 copë VAPE (cigare Elektronike me përmbajte të kanabis sativa;
  • 1 armë pistoletë 7.62 M57, me një karikator;
  • 1 armë pistoletë 7.62, me një karikator dhe shtatë (7) fishek;
  • 1 llap top ACER;
  • 1 llap top MAC BOOK;
  • 2 peshore digjitale constant per matje në sasi të vogla;
  • 1 paketë me qindra qese të thata për paketim;
  • 2 automjete;
  • 1 motoçikletë;
  • 5 telefona.

Vlera e përafërt e narkotikeve të konfiskuar me çmimin e tregut llogaritet mbi 30 mijë euro.

“Vlen të potencohet se shumica e substancave narkotikeve të konfiskuar janë droga sintetike me përmbajtje të materieve shumë të rrezikshme të cilat konsiderohen shumë të dëmshme për shëndetin e njeriut”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes kanë dal Njësia K9 dhe njësia rajonale e Fornzikës në Prishtinë, për menaxhimin e provave materiale dhe procedurë të mëtejme.

Tre të dyshuarit e arrestuar në konsultim me prokurorin janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësia e antidrogës dhe prokuroria kompetente në Prishtinë./teve1.info/

Tags: ArrestimedrogePrishtine
ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: I jemi drejtuar Kushtetueses që të mos e pranojë ankesën e Listës Serbe

Mesazhi i Kushtetueses sipas Krasniqit: Jashtë Listës Serbe, zgjedhja e nënkryetarit është e pamundur

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Gazetari gjerman replikon ndaj Presidencës së Kosovës: 30 vite raportim për figura të fuqishme – dhe tani…

Prokuroria e Pejës nis hetime për manipulim votash, intervistohen komisionerë në Deçan e Junik

Prokuroria e Pejës nis hetime për manipulim votash, intervistohen komisionerë në Deçan e Junik

Koalicioni që zgjati 24 ditë, merr fund bashkëpunimi LVV – LDK në Mitrovicë- Peci: kërkuan shumë

Koalicioni që zgjati 24 ditë, merr fund bashkëpunimi LVV – LDK në Mitrovicë- Peci: kërkuan shumë

Zyrtare: Ndeshja Drenica-Llapi luhet në Malishevë

Zyrtare: Ndeshja Drenica-Llapi luhet në Malishevë

Krasniqi: I jemi drejtuar Kushtetueses që të mos e pranojë ankesën e Listës Serbe

Mesazhi i Kushtetueses sipas Krasniqit: Jashtë Listës Serbe, zgjedhja e nënkryetarit është e pamundur

Ballkani përforcohet me Nikprelajn nga Deçiqi i Malit të Zi

Ballkani përforcohet me Nikprelajn nga Deçiqi i Malit të Zi

Korenica shënon te Cluj për të tretën ndeshje rresht

Korenica shënon te Cluj për të tretën ndeshje rresht

Vedat Muriqi në garë të ngushtë me Kane e Mbappe për Këpucën e Artë

Vedat Muriqi në garë të ngushtë me Kane e Mbappe për Këpucën e Artë

Komiteti Paralimpik nënshkruan marrëveshje me Federatën e Triathlonit – Triathloni kosovar drejt Los Angeles 2028

Komiteti Paralimpik nënshkruan marrëveshje me Federatën e Triathlonit – Triathloni kosovar drejt Los Angeles 2028

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën