TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përmbaruesit paralajmërojnë se vendimin për ulje në 40% të tarifave do e dërgojnë në gjykatë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Përmbaruesit paralajmërojnë se vendimin për ulje në 40% të tarifave do e dërgojnë në gjykatë

Kryetari i Odës së Përmbaruesve Privat, Arben Gashi në një intervistë për KosovaPress, e quan shqetësues faktin e uljes së tarifës së përmbarimit në 40% kur janë rritur çmimet për mallra dhe shërbime.

“Është shqetësues fakti se si mund të zvogëlohen tarifat e përmbarimit që janë tarifa gjyqësore në masën 40% kur çdo çmim tjetër për mallra dhe shërbime është në ngritje duke e pasur parasysh krizën që po kalojmë jo vetëm ne si Kosovë. Rritja e çmimeve të shërbimeve të tjera me automatizëm ka ndikim edhe në punën e përmbaruesve dhe në vend që ne si shoqëri të bisedojmë për ngritjen e tarifave të përmbarimit ne tash bisedojmë për ulje të tyre madje në masën 40%. Kjo është e dëmshme kjo është e gabuar dhe do të ketë efekte dhe pasoja të mëdha dhe afatgjate “, deklaroi Gashi.

Gashi i ka renditur disa nga pasojat e këtij udhëzimi adminitrativ. Largimi nga puna e punëtorëve që punojnë në zyrat e përmbaruesve, pala që kërkon borxhin e saj me këtë udhëzim do të duhet t’i paguajë shpenzimet përmbarimore dhe rritja e kamatave kreditore deri në 8%, janë disa nga këto pasoja që paralajmërohen se do presin sistemin përmbarimor.

“Një nga pasojat do të jetë që disa punëtorë nga zyrat e përmbaruesve do t’i humbin vendet e tyre të punës sepse përmbaruesit nuk do të kenë mundësi të operojnë me numër aq të madh të punëtorëve me tarifa të ulura, efektivisht punëdhënësit do të jenë të detyruar që t’i largojnë disa të punësuar nga zyra e tyre, ose ata që i kanë pasur në proces për tu punësuar do t’i refuzojnë në tërësi…..Pasoja tjetër që për ne është shumë e dëmshme dhe shumë e rrezikshme është fakti se sipas këtij udhëzimi administrativ tashmë pala që kërkon borxhin e tij apo saj do të detyrohet të paguaj një pjesë të shpenzimeve tek përmbaruesi. Deri më tani si çdo kund të botë ka qenë rregull që pala që humb procedurën gjyqësore në fakt debitore apo borxhliu duhet t’i paguaj të gjitha shpenzimet sepse kështu është normale. Tani sipas udhëzimit të ri të nënshkruara nga ministrja Haxhiu pala që kërkon borxhin e vetë do të detyrohet që një pjesë e atij borxhi ta paguaj tek përmbaruesi. Pra pala e dëmtuar për disa vite që ka pranuar borxhin e vetë do të dëmtohet rishtazi qytetarët tanë të ndershëm…03’13 në vitin 2014 normat kamatore mesatar kanë qenë rreth 12%, tani kanë rënë pas 8 vitesh punë të përmbaruesve kanë rënë në rreth 5%…dhe tani me zbritjen e tarifave të përmbarimit këto norma kamatore nuk do të mbeten në këtë shkallë do të rriten shumë më tepër….mund të rriten 7 apo 8% për shkak se vetë sistemi bankar nuk do të kenë interesim të kryejnë shërbime tek përmbarimi sepse janë të detyruar tashmë një pjesë të shpenzimeve t’i paguajnë vetë dhe këto humbje banka do t’i kompensojnë përmes rritjes kamatore”, u shpreh kryetari i Odës së Përmbaruesve Privat.

Kryetari i Odës së Përmbarusve Privat, Arben Gashi kërkon nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që sa më parë ta shfuqizojë këtë udhëzim administrativ të cilin e konsideron të dëmshëm dhe negativ.

“Ne e kundërshtojmë në tërësi dhe kërkojmë shfuqizimin e tij të menjëhershëm dhe ne konsiderojmë që ky udhëzim i ri i ministres Haxhiu do të ketë pasoja shumë negative të dëmshme për një kohë të gjatë nëse i njëjti zbatohet prandaj kërkojmë shfuqizimin e tij….Haxhiun në vazhdimësi e kemi informuar për këto pasoja të mundshme që ne i parashohim dhe i kemi sugjeruar të mos ngutet me nënshkrimin e udhëzimit e kemi në proces në Kuvend ndryshimin e ligjit e ndryshojmë ligjin dhe dispozitën 13 i rregullojmë sikurse është standardi çdo ku në botë pastaj ulemi dhe bisedojmë për tarifa”, deklaroi ai.

Ai madje thotë se zbritja e tarifave përmbarimore në masën 40% e ka përdhosur punën dhe angazhimin e tyre 8 vjeçar.

Gashi i ka thënë KosovaPress-it, se nëse ky vendim nuk anulohet, atëherë udhëzimin administrativ do e sfidojnë me procedura gjyqësore, por nuk përjashtojë edhe veprime të tjera për të kundërshtuar udhëzimin.

“Ta bllokojmë në tërësi punën ose edhe të ofrojmë edhe dorëheqje grupore si dhe t’i njoftojmë kandidatët e tjerë eventualisht që nuk ia vlen të merresh me këtë profesion se pa gjithë këtij angazhimit dhe pune të madhe papritmas vjen një udhëzim që të hedh për tokë …Një nga veprimet sigurisht që do të jetë që ta sfidojmë përmes procedurave gjyqësore për veprimet e tjera të radhës do të shohim dhe sigurisht që do t’i vlerësojmë edhe pasojat e veprimeve tona dhe duhet t’i vlerësojmë synimet tona profesionale këtu nuk po bëhet fjalë për t’i dëmtuar 40 përmbarues… këtu po bëhet fjalë për t’i dëmtuar qindra të punësuar në zyrat e përmbaruesve për t’i dëmtuar numër të pakufizuar me mijëra të qytetarëve të ndërgjegjshëm dhe këtu po bëhet fjalë për shkatërrimin e gjithë asaj që e kemi ndërtuar që 10 vite”, u shpreh Gashi.

Sa i takon ndalimit të ekzekutimit të përmbarimit të të ardhurve nga skema sociale e pensionale deri në shumën e pagës minimale, Gashi tha se kjo është rregulluar dhe funksionon tash e 5 vite.

“Skema sociale, ndihma sociale nuk preket nga përmbaruesi që nga viti 2017, pra ka 5 vite që kjo punë është e rregulluar nuk ka nevojë të proklamohet diçka që është kryer para 5 vitesh kjo është veç në funksion nuk preket ndihma sociale nuk e di arsye se përse po përmendet tani një punë që është kryer para 5 vitesh, që po funksionon dhe po funksionon shumë mirë dhe tash pse duhet me i bë reklam”, tha ai.

Gjatë kësaj jave ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nënshkroi udhëzimin adminitrativ përmes të cilit ulen në 40% tarfiat e përmbaruesve privat. Sipas këtij, udhëzimi parashihet edhe lirim nga pagesa fillestare për kreditorët me gjendje të rëndë ekonomike.

Në Kosovë veprojnë 41 përmbarues privat./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Osmani uron Pashkët pas përfundimit të mandatit: Për shumë mot të dashur vëllezër e motra!

Osmani uron Pashkët pas përfundimit të mandatit: Për shumë mot të dashur vëllezër e motra!

27-vjet nga Masakra e Rezallës, Gucati: Krim barbar që s’duhet harruar kurrë, turp për ata që tentuan ta devijojnë historinë e shqiptarëve

27-vjet nga Masakra e Rezallës, Gucati: Krim barbar që s’duhet harruar kurrë, turp për ata që tentuan ta devijojnë historinë e shqiptarëve

Ultimatumi i Trumpit ndaj Iranit: Hapni Ngushticën e Hormuzit ose përballuni me bombardime

Ultimatumi i Trumpit ndaj Iranit: Hapni Ngushticën e Hormuzit ose përballuni me bombardime

Maqedonia e Veriut dëbon pesë diplomatë rusë

Këshilli Shqiptaro-Amerikan mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Gjermania kërkon që burrat 17–45 vjeç të kenë miratim ushtarak për qëndrime jashtë vendit mbi 3 muaj

Gjermania kërkon që burrat 17–45 vjeç të kenë miratim ushtarak për qëndrime jashtë vendit mbi 3 muaj

Meidani me mesazh: Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Meidani me mesazh: Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Piloti amerikan i zhdukur pasi Irani rrëzoi avionin luftarak F-15 është shpëtuar

Piloti amerikan i zhdukur pasi Irani rrëzoi avionin luftarak F-15 është shpëtuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën