TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kadiu: Qytetarët nga komuniteti serb nuk janë të izoluar, votimi në LIBE nuk reflekton realitetin

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kadiu: Vendimi i Qeverisë për Ekipin Menaxhues, nuk është në kundërshtim me marrëveshjen

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendësryeministrit Besnik Bislimi ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme të Parlamentit Evropian pas miratimit të  raportit për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në Kosovë.

Kadiu në Facebook tha se institucionet e Kosovës shprehin keqardhje për votimin e sotëm në LIBE, i cili sipas tij, nuk reflekton realitetin e së drejtës për udhëtime pa viza të qytetarëve nga komuniteti serb.

“Shprehim keqardhje për votimin e sotëm në LIBE, i cili nuk reflekton realitetin e së drejtës për udhëtime pa viza të qytetarëve nga komuniteti serb. Qytetarët tanë nga komuniteti serb nuk janë të izoluar e as komuniteti i vetëm që nuk mund të udhëtojë drejt Evropës. Qytetarët tanë nga komuniteti serb, po vazhdojnë të pajisen me dokumente të shtetit tonë dhe të ketë interesim të lartë, e ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje qytetarëve që të pajisen me to, në mënyrë që ta shfrytëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë pas arritjes së liberalizimit të vizave për shtetin tonë. Ne vijojmë të qëndrojmë në gatishmëri e me kapacitete të plota për të përmbushur kërkesat e tyre”, ka thënë Kadiu.

Sipas tij, pasaportat ilegale të lëshuara nga Serbia shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, andaj siç tha ai, nuk mund të njihen apo të jenë dokument i vlefshëm udhëtimi.

“Ritheksojmë se pasaportat ilegale të lëshuara nga Serbia shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, andaj dhe nuk mund të njihen apo të jenë dokument i vlefshëm udhëtimi. Ky qëndrim rrezikon të krijojë një precedent të rrezikshëm, kur vetëm para më shumë se një viti, një tentativë e njëjtë për njohjen e dokumenteve ruse të udhëtimit të lëshuara në Ukrainë dhe Gjeorgji, u dënua dhe nuk u pranua nga vetë institucionet e BE-së. Shtyrja para e këtij propozimi, ka impakt negativ në integrimin e komunitetit serb në Kosovë, por edhe në procesin e dialogut. Që prej momentit kur është iniciuar ky propozim nga Komisioni Evropian, i kemi informuar vazhdimisht të gjitha institucionet e BE-së për pasojat dhe efektet negative të një vendimi të tillë”, tha tutje ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën