TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zyrat për noterë do të hapen edhe në veri të vendit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zyrat për noterë do të hapen edhe në veri të vendit

100 noter pritet ti shtohen së shpejti të gjitha komunave të Kosovës. Ministria e Drejtësisë ka thënë se është çështje javësh emërimi i noterëve të rinj, derisa kanë potencuar faktin se do të hapen zyre të noterëve edhe në veri të vendit.

Të gjitha komunat që s’kanë noter, së shpejti, nuk do ta kenë më një problem të tillë.

Kjo pasi Ministria e Drejtësisë ka hapur konkurs për zgjedhjen e 100 noterëve në tërë territorin e Kosovës.

Një ndër komunat e shumta që kanë pasur këtë problem ka qenë edhe ajo e Obiliqit.

Linda Bekteshi, drejtoreshë e Administratës Publike, ka thënë se banorët për të kryer këto shërbime u është dashur të shkojnë në Prishtinë.

“neve na takojnë ti kemi dy noter në komunën e Obiliqit, dhe kemi kërkesa të vazhdueshme nga ana e qytetarëve që ta kenë një noter në komunën tonë por kjo nuk varet nga ne pasi duhet të shkojë në procedura të MD-së.”, tha Drejtoresha e Administratës Publike, Linda Bekteshi.

Nga Ministria e Drejtësisë përmes një përgjigje me shkrim, kanë thënë se është çështje javësh emërimi i noterëve të rinj.

“Intervistimi i kandidatëve do të bëhet nga Komisioni për Zgjedhjen e Noterëve menjëherë pas përmbylljes së afatit për aplikim në konkursin për zgjedhjen e noterëve. Ky komision bazuar në ligjin në fuqi i rekomandon Ministres së Drejtësisë listën e kandidatëve që i plotësojnë kushtet për t’u emëruar noter. Në këtë kuptim, zgjedhja përkatësisht emërimi i noterëve të rinj tashmë është çështje javësh.”, është thënë nga Ministria e Drejtësisë.

Tutje nga ky dikaster kanë bërë të ditur se do të hapën zyre edhe në komunat veriore.

“Bazuar në numrin e pozitave të lira të shpallura me konkurs, si dhe përcaktimin ligjor për numrin e noterëve përkitazi me numrin e banorëve në komuna, vendit, që tani ka 50 noterë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, do t’i shtohen edhe 100 noter të rinj. Ky është lajm jashtëzakonisht i mirë për sistemin noterial në vendin tonë, marrë parasysh se aktualisht kemi 18 komuna pa asnjë noter, por edhe për faktin se për herë të parë sistemi noterial do të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës përmes hapjes së zyrave në të gjitha komunat, përfshirë edhe komunat në veri të vendit.”, është bërë e ditur nga Ministria e Drejtësisë.

Javë më parë Ministrja e Drejtësisë kishte certifikuar 59 noterët e rinj.

Autore: Gresa Bardhecaj

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën