TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Evakuohen mijëra banorë nga një rajon rus, pas thyerjes së pjesshme të digës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Evakuohen mijëra banorë nga një rajon rus, pas thyerjes së pjesshme të digës

Ekipet e shpëtimit i kanë evakuuar të shtunën mijëra njerëz nga një rajon jugor rus, pas thyerjes së pjesshme të një dige, e cila rrezikon të shembet plotësisht.

Punëtorët përdorën gomone për t’i larguar banorët drejt vendeve të sigurta, për shkak se vërshimet nga lumi Ural u rritën në rajonin Orenburg, përfshirë në qytetin Orsk.

Agjencia ruse e lajmeve, TASS raportoi se diga ishte shkatërruar plotësisht, megjithatë zyrtarët lokalë e mohuan këtë më vonë.

Autoritetet thanë se tre trupa janë nxjerrë nga uji në rajonin e vërshuar, megjithëse nuk është e qartë nëse vdekja e tyre ndërlidhej me vërshimet.

Orski është qyteti i dytë më i madh në rajonin Orenburg, me 189.000 banorë.

Zyra e prokurorit rajonal tha se ka nisur një hetim penal ndaj thyerjes së digës, duke thënë se mirëmbajtja e dobët mund të ketë qenë shkaktari.

Në javët e fundit, një sërë komunitetesh në pjesët jugore të rajoneve siberiane dhe Bjeshkëve Ural të Rusisë janë goditur nga vërshimet, kryesisht për shkak të shkrirjes së borës pranverore dhe temperaturave të larta josezonale.

Disa pjesë të Kazakistanit, që shtrihen në kufi me Orenburgun, janë përballur me vërshime katastrofike gjithashtu.

Mbi 16.000 njerëz janë evakuuar nga komunitete të ndryshme në pjesët veriore të vendit.

Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, tha se këto vërshime janë fatkeqësia më e rëndë natyrore që e ka goditur vendin e tij në 80 vjetët e fundit./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shefi i FBI-së: Serbia dyshohet se ktheu në Kinë persona të dyshuar për spiunazh ndaj SHBA-së

Shefi i FBI-së: Serbia dyshohet se ktheu në Kinë persona të dyshuar për spiunazh ndaj SHBA-së

Netanyahu: Izraeli ka pushtuar 60% të territorit të Rripit të Gazës, pavarësisht armëpushimit

Netanyahu: Izraeli ka pushtuar 60% të territorit të Rripit të Gazës, pavarësisht armëpushimit

Shtatë vite pas anëtarësimit në BE, të huajt mund të blejnë tokë bujqësore në Shqipëri

Shtatë vite pas anëtarësimit në BE, të huajt mund të blejnë tokë bujqësore në Shqipëri

Pesë italianë vdesin gjatë një zhytjeje me skuba në Maldive

Pesë italianë vdesin gjatë një zhytjeje me skuba në Maldive

U dorëzua dje në polici, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosje në Ferizaj

Keqtrajtoi fëmijët në kopsht, edukatorja dënohet me 11 muaj burgim e 5 vjet ndalim ushtrimi të profesionit

Qeveria e Kosovës dënon thirrjet anti-shqiptare në Maqedoninë e Veriut: Të papranueshme dhe të dënueshme

Shkolla “Xhavit Ahmeti” paditi Qeverinë, Supremja vendos në favor të paditësit

Konjufca: Kontributi i Alush Gashit do të mbetet i paharruar

Konjufca: Kontributi i Alush Gashit do të mbetet i paharruar

AFA: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën, dëshmi e partneritetit të fortë

AFA: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën, dëshmi e partneritetit të fortë

Kaosi me kalendarin në Serie A, derbi i Romës dhe gara Champions, të dielën në mesditë

Kaosi me kalendarin në Serie A, derbi i Romës dhe gara Champions, të dielën në mesditë

Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Alush Gashi

Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Alush Gashi

Vrasja me thikë në Fushë-Kosovë, Supremja e kthen në rigjykim çështjen për të dënuarin me 22 vite burgim

Supremja refuzon kërkesën për lirimin nga paraburgimi në rastin e mashtrimit me prona në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën