Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:15.
Nga PK-ja kanë bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Rr. Nacionale –Prishtinë-Pejë –Llapushnik (NN) 15.04.2022-20:15. I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesi ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare duke i shkaktuar lëndime vdekje-prurëse, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /teve1.info/