Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për vizitën që ka bërë në 4 komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe.
Kurti ka bërë të ditur se ka vizituar edhe vendin ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku më 24 shtator të vitit të kaluar nga sulmi i grupit terrorist serb.
Ai në X ka shkruar se e ardhmja e vendit është e drejtë dhe se bashku duhet punuar për një të ardhme më të mirë, shkruan teve1.info
“Sot vizitova të 4 komunat veriore me shumicë serbe, përfshirë vendi ku u vra polici ynë Afrim Bunjaku nga forcat paramilitare serbe shtatorin e kaluar. E ardhmja e vendit tonë është e drejtë dhe përgjegjësi e të gjithëve dhe së bashku do të punojmë për një të nesërme të ndritshme”, ka shkruar Kurti.