Policia e Kosovës së bashku me Inspektoratin e Kryeqytetit sot kanë zhvilluar një aksion kundër taksive ilegale, atyre pa leje pune, autobusëve për ndryshim linjash dhe kombi busëve që operojnë ilegalisht.
Sipas njoftimit të Inspektoratit të Prishtinës, thuhet se transporti i udhëtarëve në Prishtinë, duhet të rregullohet sipas akteve të kryeqytetit, dhe siç thotë inspektorati jo të jenë shkaktarët e kaosit në komunikacion.
Po ashtu, inspektorati ka bërë të ditur se do të vazhdon aksioni kurse masat do të ashpërsohen./teve1.info/