Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën “Mashtrim”.
Në faqen zyrtare Policia ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit, përcjellë teve1.info.
“I dyshuari kërkohet për përfshirje veprën Mashtrim. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim./teve1.info./