TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rusia thotë se ka goditur një fabrikë raketash në Kiev

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Rusia thotë se ka goditur një fabrikë raketash në Kiev

Kievi u godit sot nga disa prej shpërthimeve më të fuqishme që janë dëgjuar që kur forcat ruse u tërhoqën nga ky rajon dy javë më parë. Moska tha se kishte goditur një fabrikë që prodhonte dhe riparonte raketa, përfshirë edhe raketa kundër anijeve.

Më herët ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se do të intensifikonte sulmet me raketa ndaj kryeqytetit ukrainas në përgjigje të atyre që i cilësoi diversione ushtarake të Ukrainës në territorin rus. Njoftimi vjen vetëm një ditë pasi Moska pësoi një disfatë simbolike therëse, me humbjen e anijes kryesore të flotës së saj në Detin e Zi.

Autoritetet ruse akuzuan Ukrainën për plagosjen e shtatë personave dhe dëmtimin e rreth 100 objekteve të banimit me sulme ajrore në Bryansk, një rajon në kufi me Ukrainën. Po kështu autoritetet në një rajon tjetër të Rusisë në kufi me Ukrainën, njoftuan të enjten se ishin bombarduar nga forcat ukrainase.

Me tërheqjen e trupave ruse për t’u përqendruar në një sulm në Ukrainën lindore, në Kiev, kanë nisur të shfaqen gradualisht disa shenja të jetës normale të paraluftës. Fillimi i bombardimeve mund t’i rikthejë banorët e kryeqytetit në vendstrehime.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë konfirmuar se kanë goditur objektiva në Rusi dhe njoftimet nga autoritetet ruse nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur. Të enjten zyrtarët ukrainas thanë se forcat e tyre kishin goditur me raketa luftanijen kryesore ruse. Nëse ky pretendim është i vërtetë, do të shënonte një fitore të rëndësishme.

Kryqëzori “Moskva”, u fundos ndërsa po lundronte drejt portit, pasi kishte pësuar dëme të mëdha në rrethana që mbetën ende të debatueshme. Moska tha se anija ishte përfshirë nga një zjarr, por hodhi poshtë zërat se ajo ishte sulmuar. Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarë të tjerë perëndimorë nuk mund të konfirmonin se çfarë e shkaktoi zjarrin.

“Moskva” mund të mbante 16 raketa me vetëdrejtim, me rreze të gjatë veprimi dhe dëmtimi i saj redukton fuqinë ruse të zjarrit në Detin e Zi.

Humbja e anijes luftarake ruse gjatë një agresioni që po shihet tashmë gjerësisht si një gabim historik i Moskës shihet gjithashtu si një humbje simbolike ndërsa trupat ruse po riorganizohen për një ofensivë në Ukrainën lindore.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes një ditë më parë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se populli i vendit të tij duhet të jetë krenar që i ka mbijetuar 50 ditëve sulm, ndërsa pushtuesit rusë, siç tha ai, mendonin se ukrainasit nuk do të rezistonin më shumë se pesë ditë.

Ndërkohë qyteti port i Mariupolit vazhdon ende t’i bëjë ballë një bllokade ruse shoqëruar me bombardime të pamëshirshme. Qyteti është shndërruar në simbol të rezistencës së vendosur ukrainase. Ndërsa janë shënuar më shumë se gjashtë javë që kur trupat ruse rrethuan qytetin, forcat ukrainase vazhdojnë të luftojnë kundër një ushtrie jashtëzakonisht më superiore se ajo.

Jashtë çdo parashikimi, rezistenca e ukrainasve ka prishur planet e Moskës, duke bllokuar një numër të madh forcash ruse e duke vonuar fillimin e një ofensive të planifikuar në zemrën industriale të Ukrainës lindore, Donbas. Marrja e Mariupolit do t’i siguronte Moskës një mundësi për të krijuar një korridor tokësor drejt gadishullit të Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014. /VOA/

Tags: Fabrika e armeveLufta ne UkraineSulmet ruse
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Shqipëri vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale

Në Shqipëri vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

Goditet për vdekje këmbësori në Shqipëri, po kalonte autostradën Vlorë–Fier

Goditet për vdekje këmbësori në Shqipëri, po kalonte autostradën Vlorë–Fier

Berisha: Mbështesim protestat për Zvërnecin, por kemi agjendën tonë

Berisha: Mbështesim protestat për Zvërnecin, por kemi agjendën tonë

Haradinaj u bën thirrje qytetarëve të votojnë: Nesër vendoset për të ardhmen e Kosovës

Haradinaj u bën thirrje qytetarëve të votojnë: Nesër vendoset për të ardhmen e Kosovës

Në Shqipëri vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale

Në Shqipëri vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

KQZ-ja vazhdon të mbështetet te Britania për sigurinë e platformës së rezultateve zgjedhore

Prokuroria Themelore në Prizren për shkak të ndjeshmërisë s’jep detaje për rastin e vdekjes së 26-vjeçarit në Prizren

Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde në Prizren, një tjetër në arrati

Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e 9 shkurtit

Zyra e BE-së: Zgjedhjet të jenë të qeta, të drejta dhe gjithëpërfshirëse

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia dhe Prokuroria po hetojnë raste të dyshuara për ndërhyrje në procesin zgjedhor

Basha ushtroi të drejtën e votës në Ferizaj, thirrje për dalje masive në zgjedhje

Basha i reagon Ramës: Më mirë falënderim sesa propagandë e dezinformim për rrugët në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën